Shkurt.ch
Aeroporti i Bazelit, me rekord udhëtarësh
6 milionë e 523.874 udhëtarë kanë kaluar nëpër këtë aeroport që është i vendosur në zonën kufitare të tri shteteve: Zvicër, Francë dhe Gjermani
Aeroporti i Bazelit (Euro-Airpot Basel-Mülhausen) ka shënuar një rekord pasagjerësh në vitin 2014.
6 milionë e 523.874 udhëtarë kanë kaluar nëpër këtë aeroport që është i vendosur në zonën kufitare të tri shteteve: Zvicër, Francë dhe Gjermani.
Kjo shifër është për 11 për qind më e madhe se ajo e një viti më parë gjë që paraqet një rritje sa dyfishi i mesatares evropiane për vitin që shkoi.
Për vitin në të cilin kemi hyrë Aeroporti Basel-Mülhausen planifikon rritje prej 3 për qind të numrit të udhëtarëve në krahasim me vitin 2014. Por dukshëm më e madhe parashikohet rritja e transportit të mallrave përmes këtij aeroporti, gjegjësisht 19 për qind. Arsye për këtë rritje të madhe është ngritja e cargo terminalit të ri i cili lëshohet në qarkullim gjatë janarit.
Aeroporti, që në Zvicër njihet si “i Bazelit”, është i treti për nga madhësia në mesin e aeroporteve zvicerane, pas aeroportit të Cyrihut me mbi 25 milionë dhe atij të Gjenevës, i cili vitin qe shkoi ka pasur rreth 15 milionë udhëtarë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










