Bota
Aeroplani përplaset me një kamion në aeroportin e Manchesterit
Krahu i avionit Aurigny GR673 u ndesh me automjetin, të cilin e tërhoqi përmes pistës së avionit në Terminalin 1
Në aeroportin e Manchesterit ka ndodhur një incident i rrallë. Një aeroplan ka goditur me krahun e tij një kamion që bartte ushqim. Rreth 40 pasagjerë ishin në bord të fluturimit të “Aurigny Airlines”, por askush nuk ka pësuar lëndime.
Krahu i avionit Aurigny GR673 u ndesh me automjetin, të cilin e tërhoqi përmes pistës së avionit në Terminalin 1. Një zëdhënës i aeroportit tha: “Incidenti është i vogël, pa lëndime dhe po hetojmë me partnerët tanë të përfshirë në këtë incident”.
Ndërsa, një zëdhënës i kompanisë “Aurigny” tha se një nga krahët e avionit është dëmtuar. “Incidenti është duke u shqyrtuar nga autoritetet e aeroportit dhe inxhinierët do të vlerësojnë shkallën e dëmtimit të krahut të aeroplanit”, theksoi zëdhënësi, i cili u ka kërkuar falje udhëtarëve. Kjo ka bërë që shumë fluturime të shtyhen për pak kohë.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










