Shkurt.ch
Aeroplani me defekt, derdh 70 tonelata kerozinë mbi Zvicër
Një aeroplan udhëtarësh i kompanisë Corsair pasditen e vonshme te së dielës kishte pasur një problem teknik derisa fluturonte. Ai ishte duke fluturuar për në Mauricius por për shkak të defektit, i është dashur të kthehej në Paris. Mirëpo, për të arritur peshën e duhur për aterrim, aeroplanit i është dashur që gjatë fluturimit të zbrazte nga rezervoarët e tij 70 tonelata lëndë djegëse, kerozinë, shkruan srf.ch.
Dhe këtë e ka bërë në territorin ajror të Zvirës, bën të ditur sigurimi ajror zviceran.
Kjo ka ndodhur në regjionin në mes të Alpeve italiane dhe kantonit Jura të Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Vetëm pas kësaj, aeroplani ka mundur të aterrojë i sigurt në Paris.
Siç dihet, lëshimi i kerozinës është i kufizuar rreptësisht dhe kontrollohet nga Zyra Federale për Fluturime civile. Rregullat përcaktojnë që të mos dëmtohet as fluturakja por as edhe ambienti, nga karburanti i hedhur si në këtë rast.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










