Shkurt.ch
Aeroplani kthehet prapa për shkak të një grindjeje mes pasagjerëve
Pas 6 orësh fluturimi, avioni i linjes Cyrih - Pekin u detyrua të kthehet nga gjysma e rrugës të dielën
Pasagjerët në fluturim nga Cyrihu drejt Pekinit nuk mundën të arrijnë në cak të dielën. Kapiteni vendosi më në fund të kthehet në Cyrih, kur avioni ishte pothuajse në gjysmë të rrugës.
“Një aeroplan zviceran zbarkoi dje në orën 21:24 në pistën 34 për shkak të udhëtarëve të padisiplinuar”, tha të hënën transportuesi “Skyguide Raimund Friedrich” për mediat zvicerane. Në mënyrën e të folurit në fushën e aviacionit, termi “pasagjerë të padisiplinuar” përdoret kur ka komplikime për shkak të udhëtarëve të padisiplinuar.
Për arsye ende të panjohura, dy udhëtarë në fluturimin Zurich-Pekin kanë pasur një mosmarrëveshje, ndërsa avioni ishte tashmë në qiell, shpjegon gazeta “20 minuten.ch”, duke cituar zëdhënësin e kompanisë Swiss. Pas kësaj grindjeje në mes të dy udhëtarëve, piloti ka vendosur të kthehet prapa pas gjashtë orësh fluturimi.
Megjithatë, një ulje urgjente në Moskë nuk ishte e nevojshme, sipas përgjegjësit Swiss. Ndërkaq, bëhet e ditur se policia ka pritur dy pasagjerët e lartpërmendur në aeroportin e Cyrihut. Fluturimet Zvicër-Pekin janë të përditshme nga Cyrihu.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












