Lajme
Aeroplani i Lufthansa-s që udhëtonte drejt Frankfurtit goditet nga turbulencat, lëndohen 11 persona
Njëmbëdhjetë persona pësuan lëndime kur një aeroplan i aviokompanisë gjermane Lufthansa që po udhëtonte nga Buenos Aires në drejtim të Frankfurtit u godit nga turbulencat mbi Atlantik.
“Për fat të keq, pesë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kanë pësuar lëndime të lehta”, tha për Reuters zëdhënësi i Lufthansa-s.
“Siguria e fluturimit nuk është rrezikuar për asnjë moment”, u tha ndër tjera nga kompania gjermane.
Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor me të zbritur fluturakja në destinacionin e planifikuar.
Bëhet fjalë për një aeroplan Boeing 747-8 që transportonte 329 pasagjerë dhe 19 anëtarë të ekuipazhit.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













