Sport
Adrian Nikçi -realizator i dyfishtë
Në ndeshjen Super ligës së Zvicrës në futboll FC Zürich mundi FC Grasshoper me rezultatin 2 : 0
Në javën e 20 të super ligës së Zvicrës në futboll në derbin lokal të qytetit të Zürichut, vendësit shënuan fitore të merituar, falë futbollistit shqiptar Adrian Nikçi i cili luajti tërë ndeshjen dhe shënoi dy herë. Golin e parë e shënoi në minuten e 46 e të dytin në minuten e 52 nga penaltia.
Nikçi në këtë ndeshje doli fitues ndaj tre futbollistëve shqiptarë, të cilët u angazhuan për skuadrën mysafire, Orhan Mustafi nga fillimi e deri në minutën e 81, Mërgim Brahimi deri në minutën e 61 dhe Taulant Xhaka deri në minuten e 55.
FC Thun–FC LUZERN 1 : 1
Në këtë ndeshje u aktivizuan pesë futbollistë shqiptarë. Për vendësit Muhamed Demiri gjatë tërë ndeshjes dhe Milaim Rama nga minuta e 85, kurse për mysafirët, Burim Kukeli e Hekuran Kryeziu tërë ndeshjen dhe Jahmir Hyka deri në minuten e 69.
Kryeziu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 83
FC Sion–FC Young Bois 0 : 1
Në këtë ndeshje futbollisti shqiptar Vullnet Basha në radhët e vendësve nuk u aktivizua fare për shkak të suspendimit.
FC Lausanë Sport–FC Basel
Kjo ndeshje nuk u zhvillua fare për shkak të motit të ftohtë dhe terrenit jo të përshtatshëm për lojë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










