Portrete të firmave

Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër

Nga praktikanti te HealthCampus – për më shumë kuadro në kujdesin shëndetësor zviceran

Me mbi 22 vjet përvojë në sistemin shëndetësor zviceran, Adis Tairi ka ndërtuar rrugëtimin nga praktika klinike te arsimi profesional. Sot, përmes HealthCampus, ai fokusohet në trajnim praktik, integrim profesional dhe përgatitjen e kuadrove të reja për nevojat reale të kujdesit shëndetësor në Zvicër.

albinfo.ch: Si nisi rrugëtimi juaj në sistemin shëndetësor zviceran?
Adis Tairi: Rrugëtimi im nisi para 22 vitesh, në moshën 15-vjeçare, si praktikant me vend formimi profesional në Klinikën Hirslanden, Cyrih. Më pas vazhdova formimin si Fachmann Gesundheit (FaGe) dhe shkollën e lartë profesionale në infermieri (HF) në Triemlispital dhe Pflegezentren Stadt Zürich, ku punova në repart për persona me demencë. Gjatë kësaj kohe kuptova se përveç praktikës klinike, doja të kontribuoja edhe në arsimin profesional.

albinfo.ch: Pse kaluat nga praktika në mësimdhënie?
Adis Tairi: Gjatë punës klinike kuptova se më motivonte shumë puna me njerëzit në formim profesional. Kjo më shtyu të ndjek shkollim pedagogjik dhe të marr role instruktori. Më pas fillova si mësimdhënës në Organisation der Arbeitswelt Zürich (niveli FaGe) dhe si ekspert për provimet përfundimtare.

albinfo.ch: Si lindi HealthCampus?
Adis Tairi: Pas largimit nga Senevita dhe fillimit të rrugëtimit tim sipërmarrës, u bë e qartë nevoja për trajnim praktik dhe struktura arsimore në shëndetësi. HealthCampus u krijua si përgjigje direkte ndaj kësaj nevoje, për të mbështetur institucionet dhe personat që duan të hyjnë ose të zhvillohen në këtë fushë.

albinfo.ch: Çfarë e dallon HealthCampus nga institucionet e tjera?
Adis Tairi: Fleksibiliteti dhe orientimi praktik. Trajnimet përshtaten sipas nevojave, zhvillohen në klasa, institucione ose online, kombinohen me e-learning dhe video praktike nga CareProcess. Jemi të certifikuar me eduQua dhe punojmë sipas kornizave të OdA Gesundheit.

albinfo.ch: Cilat janë vlerat kryesore që u përcillni pjesëmarrësve?
Adis Tairi: Mbështetje individuale, qartësi dhe lidhje direkte me praktikën. Ofrojmë fleksibilitet në orare dhe mbështesim institucionet në ndërtimin e strukturave të brendshme arsimore. Gjithashtu, vlerësojmë barazvlefshmërinë e diplomave në nivelin Pflegehelfer, duke krijuar ura drejt punësimit.

albinfo.ch: Si e kombinoni teorinë me praktikën?
Adis Tairi: Fillojmë me situata reale nga përditshmëria e punës dhe më pas e vendosim teorinë në kontekst. Përdorim punë në grup, detyra praktike, reflektim, e-learning dhe materiale online. Deri më sot kemi diplomuar rreth 160 pjesëmarrës.

albinfo.ch: Si e vlerësoni mungesën e personelit shëndetësor në Zvicër?
Adis Tairi: Mungesa është reale dhe kërkon zgjidhje konkrete. Ne si HealthCampus jemi pjesë aktive e zgjidhjes: përmes trajnimeve tona kemi kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e rreth 160 vendeve të reja pune në shëndetësi.

albinfo.ch: Çfarë këshille u jepni të rinjve që duan karrierë në kujdesin shëndetësor?
Adis Tairi: Ta shohin profesionin me realizëm dhe respekt. Një fillim si ndihmës kujdesi është shpesh bazë e mirë për integrim dhe zhvillim të mëtejshëm. Të jenë të hapur për të mësuar dhe të kërkojnë mbështetje – ky profesion ofron perspektivë afatgjatë.

HealthCampus
Shërbime profesionale për Spitex dhe ndihmë individuale për nxënësit, me fokus kujdesin cilësor, mbështetje të personalizuar dhe mirëqenie afatgjatë.

HealthCampus – Oferta për të interesuarit

Të gjithë të interesuarit mund të sigurojnë një vend në kurset e HealthCampus, të cilat ofrojnë: kurse të barasvlefshme për Pflegehelfer, mbështetje arsimore për institucione dhe biznese (externe Bildungsunterstützung für Betriebe) si dhe procedura të barazvlefshmërisë për persona me përvojë në kujdes ose me diploma të huaja.

Kurset zhvillohen në ambiente moderne të HealthCampus, si dhe në hapësira të OdA. Trajnimi përfshin 6 ditë mësim me prezencë, të orientuara drejt praktikës dhe cilësisë.

Rezervo vendin  në këtë link:HealthCampus