Kriza në Ukrainë
Abazoviq merr ftesë për të vizituar Ukrainën
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, më 9 qershor, foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e ftoi atë të vizitojë Kievin.
Sipas kabinetit të Abazoviqit, kryeministri i Malit të Zi, në bisedën telefonike, ia përkujtoi Zelenskyt se Mali i Zi e ka dënuar agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe se që nga fillimi e ka mbështetur hapur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
Ai theksoi se Mali i Zi e mbështet plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Qeveria malazeze njoftoi se kryeministri Abazoviq ka marrë ftesë nga presidenti ukrainas për të vizituar Kievin.
“Gjatë bisedimeve me Zelenskyn, kryeministri Abazoviq ka shprehur gatishmërinë e tij personale për të vizituar Kievin dhe në këtë mënyrë t’i ofrojë mbështetje popullit ukrainas, duke vënë në dukje se do t’u propozojë liderëve të Ballkanit Perëndimor që së bashku të vizitojnë kryeqytetin ukrainas dhe të ofrojnë mbështetje”, thuhet në deklaratë, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
Zelensky, siç theksohet, falënderoi Abazoviqin për mbështetjen e Malit të Zi për Ukrainën, qëndrimin parimor të Podgoricës ndaj BE-së, si dhe qëndrimin e saj në Kombet e Bashkuara.
Abazoviq e informoi Zelenskyn për numrin e refugjatëve ukrainas që ka pranuar Mali i Zi dhe deklaroi se bëhet fjalë për rreth dy për qind të popullsisë.
Në fillim të qershorit, kryeministri i Malit të Zi i dërgoi një letër mbështetje popullit të Ukrainës dhe presidentit Zelensky, ku ndër të tjerrka theksuar se “Ukraina po mbron jo vetëm atdheun e saj, por të gjithë Evropën, si dhe vlerat demokratike dhe normat e qytetërimit mbi të cilat mbështetet bota moderne”.
Më 8 prill, Qeveria e Malit të Zi miratoi zyrtarisht sanksionet kundër Rusisë për shkak të agresionin ndaj Ukrainës. Përpara këtij vendimi, Mali i Zi mbylli hapësirën ajrore të saj për fluturimet e aeroplanëve rusë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










