Lajme
Aargau: Një rast pozitiv me koronavirus, rezultati përfundimtar pritet nesër
Krahas analizës në Aargau, edhe Qendra e referencës në Gjenevë gjithashtu analizon rastin, pasi që rezultati, për të qenë përfundimtar, duhet të kontrollohet dy herë
Në kantonin Aargau deeri më tash, me dyshimin për koronavirusin janë testuar gjithsej 29 persona. Në një rast, prania e koronavirusit dyshohej të ishte më i lartë, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë testi ka dalë pozitiv dhe është konstatuar që pacienti është infektuar me koronavirus.
Megjithatë, sipas mjekes kantonale, rasti pritet të konfirmohert. “Ne kemi një test pozitiv dhe aktualisht jemi në pritje të konfirmimit”, ka thënë ai për gazetën AZ.
Konfirmimi përfundimtar do të jepet vetëm ditën e enjte, (nesër). Krahas analizës në Aargau, edhe Qendra e referencës në Gjenevë gjithashtu analizon rastin, pasi që rezultati, për të qenë përfundimtar, duhet të kontrollohet dy herë.
Personi i dyshuar se bart koronavirusin, është i izoluar, përcjell albinfo.ch. Sipas mjekes kantonale Yvonne Humbel, i përmenduri ka kaluar një ditë në veri të Italisë dhe më vonë është kthyer në Zvicër. Ndërsa simptomat i janë paraqitur tri ditë më vonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre “Kori Lulëkuqet Bern” fton gratë shqiptare nga Zvicra...
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?