Integrimi
Aacheni ka vallëzuar shqip në ditën e Evropës
Historia e qytetit Aachen si metropol i rëndësishëm në nyjen kufitare në mes Gjermanisë, Holandës dhe Belgjikës, është e lidhur ngushtë me Mbretin Karli i Madh. Gjatë kohës së rezidimit të tij, në këtë qytet u ndërtuan një numër i madh objektesh, ndër të tjerat edhe katedralja madhështore që çdo vit josh vizitorë të shumtë nga gjithë bota. Me akcionin Route Charlemagne që filloi para disa javësh, qyteti i Aachenit u ofroi vizitorëve një shetitje gjurmëve të Karlit të Madh. Këto gjurmë çojnë në shumë objekte të cilat në javët e fundit ofruan manifetsime nga më të ndryshmet.
Stacioni i fundit i këtij rrugëtimi ishte objekti „Grashaus“. Ky objekt i bukur i cili ishte dikur rezidencë e bashkisë së Aachenit e më vonë edhe arkiv i qytetit, është rihapur pas renovimit, për të funksionuar në të ardhmen si qendër e disa institucuioneve me karakter evropian. Këto institucione kanë për qëllim njohjen e qytetarëve me organizatat evropiane si dhe rritjen e vetëdijes së tyre evropiane por dhe nxitjen për pjesëmarrje aktive në dizajnimin e idesë evropiane. Motoja e vikendit të kaluar në Grashaus ishte “I am Europe” ku prezentoheshin vende dhe organizata të shumta. Mu para hyrjes në Grashaus, vizitorët kalonin pranë murit ku shiheshin foografitë e Nënës Terezë, Shkodran Mustafit, vëllezërve Belushi etj. Disa të rinjë e të reja, disa prej tyre edhe në veshje kombëtare, ju përgjigjeshin pyetjeve nga më të ndryshmet që bënin vizitorët kurreshtarë. Aty prezentoheshin në rend të parë vendi amë Shqipëria por edhe trojet tjera shqiptare. Ideja e prezentimit ishte e shoqatës studentore “AlbAix” që mbledh studentët shqiptarë që studiojnë në Aachen.
“Jemi organizatë aktive në Univerzitetin e Aachenit dhe mundohemi që në forma të ndryshme të prezentojmë kombin tonë. Edhe ky manifestim me karakter evropian është një rast i mirë që të prezentohemi dhe vërejmë se shumë vizitorë të tavolinës sonë ekspozuese, janë shumë pak të informuar për Shqipërinë dhe trojet tona” flet Albulena Havolli, studente e Elektroteknikës. “Sidomos toleranca ndërfetare që mbretëron në trojet shqiptare duket sa e panjohur aq edhe impresionuese për shumë vizitorë të cilëvë ju ofrojmë edhe specialitete nga kuzhina shqiptare” vazhdon Albulena e cila është njëherit edhe Kryetare e shoqatës e cila është themeluar në vitin 2003. Kah mesi i ditës, në sheshin Fishmarkt afër Katedrales së Aachen-it dëgjohej kënga shqipe. Një grup vajzash në veshje kombëtare, ju prezentonte të pranishmëve valle shqiptare dhe atmosfera e krijuar i jepte një notë të fortë shqiptare këtij manifestimi evropian. Ishte ky grupi i valleve i shkollës shqipe të Duesseldorfit i cili ishte ftuar nga shoqata “AlbAix” për të pasuaruar këtë prezentim. Valltaret e reja u shpërblyen me duartrokitje të gjata pas çdo vallëzimi.
“E ndiej veten mirë të jetoj në një qytet si ky ku e gjithë Evropa është së bashku. Këtu në Aachen kemi shumë mysafirë nga Holanda dhe Belgjika e sot jam e befasuar për të mirë por edhe e lumtur që këto bashkëqytetarë tona të reja na e treguan bile pak, kulturën e një regjioni të cilin e njohim shumë pak” flet zonja Anett Brinkmann e impresinouar edhe nga veshjet e bukura të valltareve. Edhe tingujt e tupanit dhe qiftelisë ishin pjesë e prezentimit shqiptar këtë ditë. Për të interesuarit, studentët shqiptarë kishin përgaditur edhe nje një përmbledhje me fotografi, video si dhe informata të shumta mbi historinë shqiptare.
“Vitin e kaluar u kemi prezentuar Shqipërine kolegëve tane studentë. Në këtë prezentim patëm rreth 200 mysafirë për të cilët jemi duke përgaditur edhe një mbrëmje për Kosovën” flet Kryetarja Havolli për aktivitetin e shoqatës. “Kemi dikund 14 anëtarë aktiv dhe secili mundohet të jap kontributin në punët e shoqatës. Reagimet e vizitorëve sot ishin shumë pozitive dhe jemi të kenaqur që që kontribuam sadopak prezentimit të pupullit tonë” përfundon Albulena Havolli. Këta aktivistë të zellshëm nuk duhet të jenë vetëm të kënaqur por edhe krenarë se me të vërtetë u prezentuan popullin shqiptar në mënyë të denjë si pjesë e familjes evropiane. Deri sa shumë gjermanë e njohin Shqipërinë nga tregimet e Karl Mait nga shekulli i kaluar, disa prej tyre , sot mësuan se jemi një popull me një tolerancë të lartë fetare, se Nëna Terezë por edhe se kampioni i tyre botëror Shkodran Mustafi ishin dhe janë pjesëtarë të këtij populli.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste



















