E-Diaspora
A “po ia tregon derën” Guardiola Shaqirit?
"Unë dëshiroj që në Bajern të kem lojtarë që duan të luajnë këtu. Nëqoftëse ndonjë lojtar nuk dëshiron të mbetet këtu, ai duhet të shkojë në një klub tjetër“
„Kush nuk do të rrijë, le të shkojë“. Këto fjalë i ka thënë në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes me Hoffenheim-in Pep Guardiola, trajneri i famshëm i Bajernit të Munihut. Ndonëse ai nuk ka përmendur emra, duke njohur ankesat e shumta të Xherdan Shaqirit për trajtimin e tij në Bajern, këto fjalë duken të adresuara pikërisht për të.
„Unë dëshiroj që në Bajern të kem lojtarë që duan të luajnë këtu. Nëqoftëse ndonjë lojtar nuk dëshiron të mbetet këtu, ai duhet të shkojë në një klub tjetër“.
Shaqiri, i pakënaqur me vendin e tij në Bayern ka paralajmëruar disa herë gjatë verës se do të braktiste klubin. Por ishte klubi ai që nuk donte ta lëshonte, pasi që Xherdani ka një kontratë që e obligon të luajë deri në fund të qershorit 2016 për klubin më të madh gjerman.
Se deklarata e Guardiolës i drejtohej më së shumti Shaqirit flet edhe një deklaratë e para pak ditëve jo publike por e thënë “of the record”“ e trajnerit. „Jo inteligjent sa duhet“, duket të ketë thënë ai duke folur për Xherdan Shaqirin.
Ndërsa Othmar Hitzfeld, ish trajner i kombëtares së Zvicrës dhe më parë edhe i Bayernit e kishte kundërshtuar publikisht Guardiolën, duke marrë në mbrojtje „xhuxhin magjik“, siç e quajnë Shaqirin.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









