Kosova
A po futet Nisma në koalicionin qeverisës?
Ish-kryetari i Kuvendit foli edhe për çështjen se kujt i takon kryetari i Parlamentit
Nisma, pa ofertë serioze nga partitë për t’u bërë pjesë e koalicionit, Jakup Krasniqi kritikon koalicionet e tjera.
Luftuan shumë për të kaluar pragun. Por, prapë së prapë duket Nisma do të mbetet në opozitë.
Kjo pasi për këtë parti nuk pati asnjë ofertë serioze, për t’u bërë pjesë e koalicionit.
Të paktën kështu thotë Jakup Krasniqi, që është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.
Ndërkaq, Krasniqi pati edhe kritika për KQZ-në.
“Sovrani e ka kryer punën e vet më së miri, por si duket administrimi i këtyre zgjedhjeve nuk ka qenë më i miri i mundshëm dhe u krijua pastaj bindja se Nisma po hyn apo jo në Kuvend, kjo me një vendim të gabueshëm të KQZ-së, i cili i dha rezultatet për deputetë që në fakt certifikimi do të duhej të bëhej pasi të mbyllen të gjitha kërkesat dhe ankesat që ekzistojnë, tek pastaj të jepet rezultati zgjedhor’’, thotë Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës pati vërejtje edhe për koalicionet.
Jakup Krasniqi mendon se koalicioni mes VV -së dhe LDK-së është i gabuar.
‘’VV-ja dhe LDK-ja janë dy partitë më të mëdha që kanë dalë nga zgjedhjet, mund të themi se janë partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019-ës, zakonisht në botën demokratike, në demokraci parlamentare koalicionet nuk bëhen ndërmjet dy partive më të mëdha, por bëhen në mes partisë më të madhe që i ka fituar zgjedhjet dhe partisë së tretë apo të katërt, por jo me të dytën, zakonisht partia e dytë është opozitë’’, shton ai.
Ish-kryetari i Kuvendit foli edhe për çështjen se kujt i takon kryetari i Parlamentit.
Sipas tij, kjo pozitë i takon partisë që ka dalë fituese në zgjedhje. Pos kësaj, Krasniqi foli edhe për takimin e anëtarit të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla me Marko Gjuriq.
Ai theksoi se për të më e rëndësishme është ajo çfarë është folur aty, se sa fotografitë që kanë bërë bujë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












