Futboll
A mundet Eriksen të luajë futboll përsëri?

Christian Eriksen tronditi jo vetëm botën e futbollit, por edhe persona të tjerë për shkak të incidentit që i ndodhi në takimin e Danimarkës ndaj Finlandës në Euro 2020.
Ylli i Interit që përfaqëson danezët u rrëzua në tokë fillimisht, derisa më vonë u bë e ditur se ai kishte pësuar sulm në zemër.
Stafi mjekësor bëri punë të madhe, duke e shpëtuar atë në sekondat e fundit, derisa pas incidentit është vënë në pikëpyetje nëse ai mund të luajë sërish.
Shumë teste do të kryhen në mesfushorin në orët e ardhshme, me mjekët që kërkojnë ndonjë parregullsi kardiake.
Mbetet të shihet, pra, nëse ai do të jetë në gjendje të kthehet në fushë apo do të pensionohet para kohe nga futbolli.
Për shokët e tij të skuadrës, ndërkohë, ndikimi i ngjarjeve të së shtunës ishte i rëndësishëm dhe shtypi danez po raporton se ata janë ende të tronditur.
Për më shumë, ata u detyruan të riktheheshin në fushë nga ora 20:30 (me ndeshjen që kishte filluar në ora 18:00), derisa pësuan humbje 1-0 nga Finlanda.
E-Diaspora
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid Gresa fiton çmim në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid...
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
Jeta në Austri
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri ÖBB zbulon trenat e rinj me dy kate për distanca të gjata...
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë