CH-Ballkani
A mundet Diella ta dërgojë Shqipërinë në BE
“Diella është një sinjal i fortë për investitorët e huaj, që po shohin përpjekje serioze për procese më të ndershme e të përgjegjshme,” tha Schieder për Euronews, duke shtuar se projekti ishte diskutuar gjerësisht në bisedimet për integrimin
Rrjeti televiziv i lajmeve “Euronews” i ka kushtuar një shkrim ministres së Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, “Diella”, duke shtruar pyetjen se “a mund ta çojë kjo Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?”.
Në artikullin e Euronews shkruhet ndër të tjera se Qeveria shqiptare po i beson inteligjencës artificiale për të përshpejtuar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, transmeton albinfo.ch.
“Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një nismë novatore që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare: krijimin e një “ministre virtuale”, të quajtur Diella, e cila do të përdoret për të reformuar proceset e prokurimeve publike dhe për të luftuar korrupsionin”.
Teksa shpjegon kuptimin e emrit të ministres, Euronews, shkruan se “Rama, i cili ka siguruar mandatin e katërt si kryeministër, deklaron se Diella do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet “një vend ku tenderat publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni””.
Sipas Andreas Schieder, raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, vendi po ecën me ritme të mira drejt BE-së, falë reformave në drejtim të dixhitalizimit dhe qeverisjes transparente.
“Diella është një sinjal i fortë për investitorët e huaj, që po shohin përpjekje serioze për procese më të ndershme e të përgjegjshme,” tha Schieder për Euronews, duke shtuar se projekti ishte diskutuar gjerësisht në bisedimet për integrimin.
Megjithatë, nisma ka ngjallur edhe debate dhe shqetësime lidhur me legjitimitetin, sigurinë dhe sovranitetin digjital. Ekspertë evropianë paralajmërojnë se përdorimi i modeleve të huaja të AI-së, si ato të zhvilluara nga OpenAI dhe të hostuara në Microsoft Azure, mund të krijojë rreziqe në lidhje me të dhënat dhe ndërhyrjet e mundshme të jashtme.
“Çdo algoritëm ka prirje të ndikuara nga konteksti social, ekonomik dhe teknologjik ku është zhvilluar,” shpjegon Clotilde Bomont, analiste e lartë për teknologjitë dixhitale në Institutin e Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë (EUISS). Ajo thekson se përdorimi i një platforme amerikane për një funksion shtetëror në Europë ngre pyetje për aksesin e mundshëm të qeverisë amerikane në të dhënat publike, përmes ligjit të njohur si akti CLOUD.
Krahas rreziqeve të sigurisë, ekspertët theksojnë edhe mundësinë që projektet inovative si Diella të bëhen objekt i sulmeve kibernetike apo manipulimeve.
Megjithatë, ndërkombëtarisht, Rama është vlerësuar për guximin për të përdorur teknologjinë si mjet kundër korrupsionit, një nga kërkesat kryesore të Brukselit për avancimin e procesit të anëtarësimit. “Kam rezerva, por përpjekja për të luftuar korrupsionin me mjete të reja është e lavdërueshme,” tha Schieder.
“Prokurimet publike kanë qenë shpesh në qendër të skandaleve në Shqipëri, një çështje që Komisioni Evropian e ka cilësuar si “një nga sektorët më të prekshëm nga korrupsioni”. Përmes reformave të thella në drejtësi dhe krijimit të SPAK-ut, qeveria shqiptare ka kërkuar të tregojë se lufta kundër korrupsionit është prioritet kombëtar”, shkruan Euronews.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










