Lajme
A munden turistët të përdorin certifikatën Covid të Zvicrës për të hyrë në ngjarje, klube dhe restorante?
Po, certifikata Covid e Zvicrës kërkohet për të hyrë në disa ngjarje dhe vende të mëdha, por me një certifikatë (dëshmi) vaksinimi në shtetin tuaj, që pasyqron se jeni vaksinuar me dy doza, atëherë nuk do të keni asnjë problem.
Zvicra ka kohë që lëshoi certifikatën e saj Covid-19, e cila siguron të drejta dhe privilegje të caktuara për mbajtësit për udhëtime dhe ngjarje.
Certifikata – e cila është e disponueshme në formë letre dhe dixhitale përmes aplikacionit të certifikatës Covid – do t’ju lejojë të keni qasje në disa ngjarje dhe vende të mëdha.
Rregullat aktuale thonë se çdo ngjarje me më shumë se 1.000 njerëz do të kërkojë që të gjithë të pranishmit të kenë një certifikatë Covid.
Vendet me një kapacitet më pak se 1.000 njerëz mund të vendosin të kërkojnë një certifikatë Covid, duke përfshirë bare, restorante, klube nate dhe lokale sportive dhe koncertesh.
Nëse ata vendosin të kërkojnë një certifikatë Covid, ata mund të kenë përfitime shtesë, të tilla si pa kërkesë për maskë, pa kërkesa për distancë, etj.
BE-ja ka premtuar të njohë aplikacionin “Swiss Covid Certificate” në të gjitha vendet e BE / EFTA / Shengen. Prandaj, nëse po shkoni jashtë vendit, skanoni kodin tuaj QR në aplikacionin Certifikata Covid dhe jeni gati të udhëtoni. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













