Koronavirusi: çast pas çasti
A kërcënon një valë e dytë me koronavirus
Nëse ka pasur më shumë viktima në krahasim me vendet e tjera, kjo ka ndodhur sepse vendimet janë marrë ose më vonë se ç’duhej ose në mënyrë të gabuar
Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit në vjeshtë? Më shumë se një hipotezë, është një siguri, thotë Valter Ricardi, përfaqësues italian në organizatën botërore të shëndetësisë dhe këshilltar në Ministrinë italiane të Shëndetit.
“Deri kur të kemi një vaksinë, do të ketë valë të tjera, ose në rastin më të mirë, vatra të vogla epidemie. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të mos nxitohemi me rihapjet” në rast të kundërt, vala e dytë do të mund të nisë shumë më herët, ndoshta që në verë.
Zgjedhjet e rrezikshme të disa liderëve politikë në botë – vazhdon Ricardi, janë përgjegjëse për pasojat tek popujt e tyre. Nëse ka patur më shumë viktima në krahasim me vendet e tjera, kjo ka ndodhur sepse vendimet janë marrë ose më vonë se ç’duhej ose në mënyrë të gabuar, transmeton TCH.
Shembulli më i mirë është ai i Britanisë së Madhe dhe shteteve të bashkuara ku qeveritë nuk kanë dëgjuar këshilltarët shkencorë dhe kanë reaguar në mënyrë shumë të vonuar, përcjell albinfo.ch.
Përkundër tyre, në vende si Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania, ku ka një linjë të vetme komande dhe një raport direkt mes politikës dhe institucioneve që funksionojnë mirë, gjërat shkojnë shumë më mirë.
Deri kur të mos kemi një imunitet të masës, krijuar nga një vaksinë, ka paralajmëruar eksperti, do të kemi një fazë të gjatë bashkëjetese me virusin. Shpresojmë që të jetë një bashkëjetese disa muajshe dhe jo disa vjeçare, por do të gjendemi përballë një normaliteti të ri. Masa më e rëndësishme, ka thënë ai, do të jetë distancimi fizik, distanca mes personave që nuk janë të sigurt për gjendjen e tyre imunitare.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














