Lajme
A ka siguri për kosovarët nëpër Serbi?
Kryenegociatorja Edita Tahiri iu bën apel bashkatdhetarëve që të raportojnë në rast se kanë probleme gjatë kalimit transit nëpër Serbi. Analistët thonë se nuk janë “pjekur” kushtet për shfrytëzimin e Aeroportit të Beogradit
Autoritetet kosovare dhe ato serbe kanë nënshkruar në Bruksel një marrëveshje për shfrytëzimin transit të rrugëve dhe aeroporteve serbe nga kosovarët, mirëpo analistët në Prishtinë dhe liderët në Luginën e Preshevës, thonë se nuk janë “pjekur” kushtet që bashkatdhetarët ta shfrytëzojnë Aeroportin e Beogradit dhe atë të Nishit.
Sidomos pas lojës në futboll, Serbi-Shqipëri dhe atij “dronit të famshëm”, situata është tensionuar edhe më shumë, ndërsa kosovarët vazhdojnë të mos kenë siguri nëpër territorin serb.
Në kuadër të dialogut të Brukselit, është zgjeruar Marrëveshjes për lëvizjen e lirë Kosovë-Serbi, duke përfshirë kalimet kufitare transit për qytetarët e Kosovës edhe në Aeroportin e Beogradit dhe atë të Nishit, si dhe pikëkalimet kufitare: Sid, Kelebija, Gradina dhe Preshevë.
Kjo marrëveshje kushtimisht ka filluar të zbatohet nga data 15 nëntor 2014, përfshirë edhe shfrytëzimin e Aeroportit “Nikola Tesla” të Beogradit për udhëtime transiti. Kjo, sipas marrëveshjes, duhet të vlej për kosovarët që kanë pasaporta të Republikës së Kosovës.
Për këtë marrëveshje kabineti i zëvendëskryeministres kosovare, Edita Tahiri i ka njoftuar zyrtarisht edhe të gjitha ministritë relevante në mënyrë që kjo marrëveshje që lehtëson më tej lëvizjen e lirë të shfrytëzohet sa më mirë nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora.
Mirëpo marrëveshje e publikuar nga zëvendëskryeministrja Tahiti, u kontestuar nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës mund të dalin jashtë vetëm me dokumente të Serbisë dhe s’mund të shfrytëzojnë dokumente udhëtimi që lëshojnë autoritetet e “përkohshme” të Kosovës.
Serbia ka obligim ndërkombëtarë
Gjuriq, në një konferencë me gazetarët në Mitrovicë ka thënë se “pasaporta e Republikës së Serbisë është i vetmi dokument me të cilin shtetasit e Serbisë, të kombësisë serbe e shqiptare, mund të udhëtojnë nga territori i Serbisë”.
Ndërsa kryenegociatorja kosovare, zëvendëskryeministrja Tahiri, tha kjo marrëveshje është arritur në Bruksel me garancat e Bashkimit Evropian, dhe Serbia obligohet që t’i respektojë standardet evropiane, ku përfshihet “edhe lehtësimi i lëvizjes së lirë e siguria”.
“Edhe ne kemi obligime të njëjta për qytetarët e Serbisë që shfrytëzojnë Kosovën si transit”, deklaroi Tahiri.
Ajo i bëri apel të gjithë bashkatdhetarëve, se në rast kanë ndonjë problemi gjatë kalimit nëpër Serbi, ta evidentojnë tek i nstitucionet kosovare.
“Nëse ka probleme gjatë kalimit nëpër Serbi duhet të njoftohen organet kompetente të Kosovës, respektivisht policinë dhe kur ka raste ne i njoftojmë strukturat e Bashkimit Evropian për mangësitë e respektimit të marrëveshjes”, deklaroi Tahiri.
Nëpër Serbi, sipas saj, qytetarët e Kosovës kalojnë vetëm me letërnjoftim, por nëse një qytetarë e kalon Serbinë si transit, duhet ta ketë me vete edhe pasaportën. “Kjo duhet të vlej natyrisht edhe në aeroport”, deklaroi për Albinfo.Ch, zëvendëskryeministrja kosovare, Tahiri.
Marrëveshje për avantazh politik
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu thotë për “Albinfo.Ch” se kjo marrëveshje është vështirë e realizueshme, për faktin se Serbia nuk e njeh pasaportën e Kosovës. Prandaj, sipas tij, telashet lindin menjëherë në Aeroport për pasaportën RKS.
Po ashtu Musliu tha se nuk ka siguri të mjaftueshme për të udhëtuar transit nëpër serbi.
“Derisa po vazhdon vala e arrestimeve të shqiptarëve nëpër kufij e njëjta do të vlej edhe në aeroport”, deklaroi Musliu, sipas të cilin, edhe kjo aneks marrëveshje e Serbisë po bëhet për avantazhe politike në rrugën e integrimit në BE.
“Krejt kjo është lojë politike e Beogradit e cila i nënshkruan në letër marrëveshje, për të fituar poena në bashkuesin ndërkombëtare. Ndryshe në Serbi vazhdon logjika e vjetër politike”, deklaro Musliu duke iu bërë apel bashkatdhetarëve që ta shmangin edhe për një, sidomos të aeroportet në Nish e Beograd.
Edhe njohësi i integrimeve evropiane në Prishtinë dhe profesori universitar, Arianit Sllamniku thotë për Albinfo,Ch, se çështja e sigurisë nëpër territorin serb më dokumente kosovarë është tejet e dyshimtë, sidomos pas deklaratave kontradiktore të zonjës Tahiri dhe autoriteteve serbe.
“Edita Tahiri tha se kanë një marrëveshje për shfrytëzim të aeroportit të Beogradit më pasaportën kosovarë, por që ky prononcim i saj u mposht nga zyrtarët serb menjëherë, që neve na jep më kuptuar se në aspektin institucional nuk kanë asnjë marrëveshje dhe përderisa nuk ka marrëveshje, nuk ka as garancë e nuk do të këtë as siguri” deklaroi ai.
Pas dronit, edhe më keq
Po ashtu pas “dronit” gjendja në terren qëndron edhe më keq, ndërsa Sllamniku këtë e lidhë edhe me refuzimin e vizitave nga liderët e rajonit si ai i Kroacisë në Beograd.
“Por në anën tjetër kemi edhe një turbulencë dhe mjegull emocional politik edhe me lëshimin nga Haga të Sheshelit, i cili më retorikën e tij të njohur nuk kursen lidërshipin serb (edhe pse radikal) më fyerje dhe përçmim të kinse ‘shitjes dhe faljes së territoreve serbe’”, deklaron Sllaminku.
Edhe analisti Fadil Lepaja konsideron se nuk janë pjekur kushtet për lëvizjen e lirshme të bashkatdhetarëve edhe nëpër aeroportet serbe. Sado që kalimi transit nëpër aeroportet serbe e thyen monopolin kosovar, ai thotë se duhet edhe më shumë kohë deri në implementimin e kësaj aneks marrëveshjeje.
“Sidoqoftë, personalisht mendoj se pa garancione të posaçme të shtetit serb ende nuk do të ishte e rekomandueshme të udhëtohet nëpër këto rrugë ajrore”, deklaroi mes tjerash Lepaja.
Ndryshe, procedurat për kalimin e kosovarëve nëpër serbi, siç ka thënë Marko Gjuriq, janë të njëjta.
“Regjimi i daljes nga Serbia mbetet i njëjtë, me letërnjoftime të lëshuara nga institucionet e Kosovës ose nga UNMIK-u, bashkë me vërtetimin e marrë në pikëkalimin kufitar, të lëshuar nga MUP-i i Serbisë, me këtë letër mund të dalin jashtë nga Serbia,”, ka deklaruar Gjuriq.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










