Kosova
A është kjo data kur do të mbahen zgjedhjet
Pas shpërbërjes së Kuvendit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që shumë shpejt t’i shpallë zgjedhjet
Me 89 vota pro, një kundër dhe dy abstenime, deputetët votuan pro shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.Pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se shumë shpejt do t’i shpallë zgjedhjet.
Këtë e bëri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.“Tani është në interes të qytetarëve të Kosovës që pas një procesi zgjedhor demokratik të kemi sa më shpejt një qeveri funksionale dhe llogaridhënëse, e cila i përballon sfidat që na presin si shtet dhe shoqëri. Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e sotëm të Kuvendit, së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës”, kishte shkruar Thaçi ndër të tjera.
Në anën tjetër, burime të Lajmi.net brenda Presidencës kanë bërë të ditur se Thaçi, pritet t’i shpallë zgjedhjet në fillim të javës së ardhshme.
Sipas këtyre burimeve, zgjedhjet pritet të mbahen më 6 tetor ndërkaq fushata zgjedhore do të zgjasë vetëm 10 ditë.
“Po besoj që më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet sepse ashtu është duke u folur. Ndërkaq fushata zgjedhore do të jetë vetëm 10 ditë”, ka thënë ky burim i Lajmi.net.
Theksojmë se deri te këto zgjedhje të parakohshme ka ardhur si pasojë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit më 19 korrik, pasi që kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












