Shkurt.ch
A dyshon Maurer në besnikërinë e ushtarëve zviceranë me origjinë të huaj?
Në një takim të delegatëve të partisë SVP/UDC, ministri i Mbrojtjes pyeti se në cilën anë janë ushtarët zviceranë me origjinë të huaj?

Javën e kaluar, Ueli Maurer ka prekur një temë të ndjeshme në fjalimin e tij në Kuvendin e delegatëve të Partisë grare. Këshilltari federal, transmeton albinfo.ch, tha se në rast konflikti, të ashtuquajturit “sekundos” të ushtrisë zvicerane mund të gjejnë veten në një situatë të vështirë. Kjo nuk është hera e parë që ministri i Mbrojtjes shtron pyetje në lidhje me besnikërinë e ushtarëve që kanë origjinë të huaj, raportoi të dielën gazeta “Schweiz am Sonntag”.
Në një regjistrim të këtij kuvendi, zoti Maurer thotë se popullata civile nuk është e bashkuar si më parë rreth Grütl-it, “sepse ne kemi disa grupe të njerëzve që kanë lidhje të ngushta me vendet e tyre të origjinës dhe që mund të ndikohen prej tyre”. “Ne gjithashtu mund të themi se pothuajse një a treta e ushtrisë sonë është e përbërë nga “sekundos”, shtoi ai.
“Ushtria i kushton rëndësi të madhe sa i përket faktit që të mos ketë asnjë dallim trajtimi në lidhje me origjinën e ushtarëve tanë”, theksoi zëdhënësi i ushtrisë zvicerane, Walter Frik. Ai pohon se të gjithë ushtarët kanë të njëjtat të drejta dhe detyra. I kontaktuar nga gazeta “Schweiz am Sonntag”, Departamenti Federal i Mbrojtjes së popullatës civile dhe të sporteve nuk ka dashur të flasë në lidhje me këtë çështje. Ndërsa, nga ana e tij, sociologu ushtarak, Tibor Szvircsev, vështron se pyetjet e shtruara nga z. Ueli Maurer janë të justifikuara… vetëm në qoft se përgjigjet jepen në mënyrë shkencore.
Sipas rezultateve paraprake të një studimi të kryer, prej 20.000 rekrutëve, “sekundos” janë më të motivuar dhe të gatshëm për t’u angazhuar sesa ushtarët me origjinë zvicerane.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj “35 vjet pranë Kosovës, në zemër të Zvicrës”...
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri