Lajme
A më kërkohet testi në Zvicër pas çdo blerjeje në Gjermani?
Nëse blini në një vend të huaj afër kufirit, nuk keni pse të testoheni sa herë që ktheheni në Zvicër, njofton autoriteti doganor i Zvicrës
Nga e hëna, të gjithë të pavaksinuarit do të duhet të bëjnë dy teste të koronës kur të hyjnë në Zvicër nga jashtë. Megjithatë, nga ky rregull përjashtohen ata që shkojnë për të blerë në rajonet kufitare me Zvicrën, shkruan 20minuten.ch.
Të gjithë personat që nuk janë vaksinuar ose nuk janë shëruar duhet të tregojnë një test negativ gjatë hyrjes – pavarësisht nga mjetet e transportit që përdorin, transmeton albinfo.ch. Ndërsa testi i dytë duhet të kryhet pas katër deri në shtatë ditë në Zvicër.
Nga ana tjetër, edhe të vaksinuarit dhe të shëruarit duhet të plotësojnë një formular hyrjeje.
Personat që hyjnë nga zonat kufitare përjashtohen nga ky test dhe detyrimi për plotësim formulari. Këtu përfshihen, për shembull, landet gjermane në kufi me Zvicrën si Baden-Württemberg dhe Bavaria, pastaj Tiroli në Austri dhe Lombardia në Itali.
Kështu, nëse blini në një vend të huaj afër kufirit, nuk keni pse të testoheni sa herë që ktheheni në Zvicër.
Kontrollohen targat e automjetit
Kontrollet e rastësishme kryhen për të siguruar që një person me të vërtetë po hyn në Zvicër nga një zonë kufitare, përcjell albinfo.ch. Pastaj targat e automjeteve dhe dokumentet e identifikimit kontrollohen dhe bëhen sondazhe, ka shpjeguar Drejtori i Doganave, Christian Bock në konferencën për media të Këshillit Federal.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













