Lajme
A duhet ta marrin vaksinën anti-covid fëmijët?
Vaksina Pfizer po u jepet fëmijëve amerikanë nga mosha 12 vjeçare pas miratimit të saj nga Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimit, por shkencëtarët janë të ndarë nëse kjo është mënyra më e mirë për të ndalur pandeminë. Kjo sepse shumë njerëz në vende të varfra ende po presin të marrin dozën e parë të vaksinës.
Rregullatori amerikan zgjeroi përdorimin e vaksinës Pfizer tek fëmijët e moshës 12 vjeçare, në një garë për t’i imunizuar ata para rikthimit në shkollë pas pushimeve verore.
Vendi u prit me padurim prindërit, drejtues shkollash e zyrtarë të shëndetit publik.
Kompania farmaceutike thotë se vaksina u ofron të fëmijëve mbrojtje kundër virusit duke i ka kërkuar edhe Agjencisë evropiane të Barnave që ta miratojë përdorimin e saj tek adoleshentët.
Universiteti Stanford njoftoi fillimin e fazave testuese 2 dhe 3 për të rinj tashmë të regjistruar, për të përcaktuar nëse vaksina krijon imunitet dhe parandalon COVID-19 tek fëmijëst mes moshës pesë dhe 11 vjeçare.
“Kjo është e rëndësishme për disa arsye, sepse fëmijët infektohen, sëmuren dhe mund të vdesin. Kemi parë mbi 3.5 milionë fëmijë amerikanë që janë infektuar me COVID-19, mijëra prej të cilëve janë shtrirë në spital dhe rreth 600 kanë vdekur. Aktualisht COVID-19 është shkaktari kryesor i vdekjes së fëmijëve që nga fillimi i pandemisë. Edhe pse numrat tingëllojnë si të vegjël, prap ka numër të lartë vdekjesh në përgjithësi të fëmijëve nën 18 vjeç”, tha Yvonne Maldonado, profesore në Universitetin Stanford.
Ajo shton se fëmijët nën moshën 18 vjeçare përbëjnë 25 për qind të popullësisë amerikane ose 85 milionë banorë, prandaj thotë se është e rëndësishme që ata të përfshihen në luftimin e virusit vdekjeprurës.
Në Britani vaksina Pfizer është përdorur për të imunizuar të moshuarit, por shumica e popullsisë është vaksinuar me AstraZeneca.
Ndonëse kompania ka njoftuar plane për të testuar dozat tek adoleshentët, qeveria thotë se nuk ka plane për vaksinimin e fëmijëve.
Edhe profesori Adam Finn, thotë se provat nuk nënkuptojnë përfshirjen e të rinjve në listat e tyre të shpërndarjes së vaksinës.
Ai shton se përparësi në shpërdarje duhet të kenë komunitetet me rrezikshmëri të lartë në të gjithë botën, para grupmoshave të reja në vendet e pasura që kanë qasje më të madhe ndaj vaksinave.
“Kjo nuk është e njëjta gjë sikur të thuash se ne duhet të imunizojmë miliona fëmijë në Shtetet e Bashkuara, pothuajse asnjëri prej të cilëve nuk do të sëmuret edhe nëse është ekspozuar ndaj COVID dhe në të vërtetë pothuajse asnjë prej tyre nuk do të ekspozohet ndaj COVID nëse popullsia e rritur imunizohet në mënyrën e duhur”, tha profesori Finn.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










