Shkurt.ch
A duhet që të huajt edhe më tutje t`i “zviceranizojnë” mbiemrat e tyre?
Më të prekurit nga kjo dukuri janë të natyralizuarit nga vendet e ish Jugosllavisë, shkruan. Mbaresa karakteristike me “ic” (ku mbi c vuhet shenja specifike ` ) e mbiemrave të të ardhurve nga këto shtete, në dokumentet zvicerane mbetet e cunguar

Në rastet kur shtetasit e huaj natyralizohen, ndodh jo rrallë që të ndryshohen emrat e tyre nga fakti se sistemi informativ i këtushëm nuk i njeh disa shkronja specifike të gjuhëve të ndryshme. Këshilli Federal e konsideron të pakënaqshme këtë gjendje por pa mundur që të sjellë një zgjidhje të shpejtë problemit.
Më të prekurit nga kjo dukuri janë të natyralizuarit nga vendet e ish Jugosllavisë, shkruan sda.ch. Mbaresa karakteristike me “ic” (ku mbi c vuhet shenja specifike ` ) e mbiemrave të të ardhurve nga këto shtete, në dokumentet zvicerane mbetet e cunguar, për mungesë të shenjës së përmendur, transmeton albinfo.ch. Te prekur nga kjo anomali janë po ashtu edhe të natyralizuarit nga vende si: Çekia, Polonia, Hungaria. Letonia, Lituania dhe Turqia.
Duke u marrë me këtë problem, deputeti nacional ng SP-ja, Cedric Wermuth ka thënë se është një gjendje e papranueshme , e cila të përkujton pikëpamjen sipas të cilës me integrim nënkuptohet asimilimi. Për këtë arsye ai, duke iu drejtuar Këshillit Federal ka deklaruar se e dënon “zviceranizimin e dekretuar zyrtarisht” të emrave. Ai po ashtu ka pyetur nëse qeveria me rastin e përtëritjes së regjistrit të emrave personalë Infostar do të pranohen edhe shenjat specifike si ajo te mbiemrat kroatë (c me shenjë lart).
Ndërsa Këshilli Federal në përgjigjen e publikuar sot ka shkruar se gjatë muajve në vijim, në sistemin Infostar edhe mund të futen shenjat specifike, përcjell albinfo.ch. Por kjo nuk do të sillte një gjendje të kënaqshme pasi që Infostar është i lidhur me një numër të madh regjistrash që shërbejnë për qëllime të ndryshme në administratë.
Në rast se Infostar do të zgjerohej kjo do të shkaktonte bllokada informatike dhe do të rrezikohej këmbimi i të dhënave, thuhet më tutje në përgjigjen e Këshillit Federal. Kështu, një zgjerimi shenjave ekzistuese standarde duhet të koordinohet dhe të jetësohet si në nivel kantonesh ashtu dhe në nivel komunash.
Qeveria e vendit po ashtu ka kumtuar me këtë rast se për fillim të vitit të ardhshëm është planifikuar një komunikim në mes të zyrtarëve të regjistrave civilë mbi këtë tematikë, transmeton albinfo.ch. Qeveria po ashtu thekson se është duke bërë përpjekje që të intensifikojë punën në mënyrë që regjistrat e emrave personalë sa më shpejt të kenë mundësi t`i pranojnë në mënyrë korrekte edhe shenjat specifike si C-ja kroate.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor