Lajme
A do të mbyll sërish Maqedonia e Veriut kufirin me Kosovën
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar mundësinë që këto ditë qeverisë t’i sugjerohet rivendosja e kufizimeve me Kosovën dhe Serbinë.
Në Maqedoni të Veriut kanë nisur të ulen shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19, ndërsa përgjegjësit shëndetësor të këtij vendi i druhen ndikimit nga vendet fqinje.
Në një konferencë për shtyp, Filipçe ka thënë se komisioni për sëmundje ngjitëse gjatë fundjavës ka shqyrtuar intenzivisht mundësinë e marrjes së disa masave në kufijtë me Kosovën dhe Serbinë.
Mundësia e mbylljes së kufijve ishte paralajmëruar javën e kaluar, por u vendos që ata të mbesin të hapur.
“Dua të them që është absolutisht e mundur që këto ditë të propozojmë disa masa, nëse konfirmojmë se rreziku nga hyrja e qytetarëve të vendeve të rajonit, mund të rrezikojë sistemin tonë”, ka thënë Filipçe, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













