Lajme
A do të izolohet sërish Gjermania në dimër?
Gjermania, e cila ditëve fundit ka shënuar rritje të të infektuarve me Covid 19, nuk planifikon të futet në një izolim tjetër gjatë dimrit, përkundër paralajmërimeve të ndryshme të ekspertëve për një valë të dytë të koronavirusit.
Një gjë të tillë e bëri të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, shkruan the Guardian, transmeton albinfo.ch.
Ky qëndrim i Berlinit zyrtar vjen edhe përkundër rritjeve të shifrave të të infektuarve ditët e fundit.
Vetëm në dy ditët e fundit në Gjermani u regjistruan nga rreth 1,200 raste të infektimeve për 24 orë. Të martën u shënuan katër viktima, ndërsa të mërkurën numri i të vdekurve për një ditë shkoi në 11.
Me gjithë rrirjen e rasteve të të infektuarve, Gjermania ka numër shumë më të vogël të viktimave të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në krahasim me shtetet e tjera, si Italia, Franca, Spanja e Britania e Madhe.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













