Shqipëria
A do të dêrgohen palestinezët në Shqipëri? Përgjigjet Trump
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po sheh për një rreze të gjerë vendesh ku të mund të vendosë popullsinë e Gazës, e zhvendosur për shkak të luftës me Izraelin.
“Ne kemi vende të tjera që duan të përfshihen në këtë nismë”, deklaroi Trump në një konferencë shtypi nga Dhoma Ovale.
I pyetur nga një gazetar nëse mes këtyre vendeve bën pjesë edhe Shqipëria, Trump është përgjigjur duke thënë: “Po, sigurisht”.
Deklarata e tij ka ardhur pavarësisht se autoritetet shqiptare e kanë përjashtuar një mundësi të tillë.
Deri më sot, Shqipëria ka pritur refugjatët afganë që u larguan nga vendi i tyre pas tërheqjes së trupave amerikane në vitin 2020, si dhe eksponentë dhe disidentë të opozitës iraniane, që në vendin e tyre kontestohen nga regjimi.
Pak ditë më parë, vetë kryeministri Edi Rama deklaroi se lajmi se në vendin tonë do të mbërrinin 100 mijë palestinezë ishte vetëm një sajesë.
Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt ndjekësve të tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se zërat për ardhjen e palestinezëve ishin zëra të ardhur nga ajo që e quajti “këneta” e opozitës.
Rama kujtoi se Shqipëria e ka njohur shtetin e Palestinës dhe theksoi se “nga zemra e Evropës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër evropian për një çështje të tillë”/euronews
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













