Lajme
A do ta ndryshojë Donald Trump marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit?
Analisti politik nga Instituti i Lindjes së Mesme në Uashington, Hassan Mneimneh, tha se kërkesa kryesore e Izraelit për çarmatimin dhe shpërbërjen e Hamasit rrezikon fazat e ardhshme të marrëveshjes së armëpushimit.
Nga ana tjetër po konsiderohet se fati i marrëveshjes për armëpushimin në Gaza varet nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump.
Mneimneh ka deklaruar se natyra e paparashikueshme e Trumpit do të përcaktojë nëse do të vazhdojnë luftimet.
“Trump vetë ka thënë se nuk ka vend për terroristët dhe se dëshiron paqe, por për paqen nevojitet një fitore – fitorja e Izraelit është e nevojshme për paqen. Në të vërtetë, këto sinjale të ndryshme tregojnë atë që mund të shohim si një rishikim të hapave”, ka thënë ai për Al Jazeera.
Përtej lirimit të të burgosurve nga të dyja palët, mbeten pyetje serioze si shpërndarja e ndihmave dhe mënyra se si mund të arrihet një ndalim i qëndrueshëm i armiqësive, transmeton albinfo.ch.
Një tjetër analist tha se Trump ka qenë “jashtëzakonisht anti-palestinez” gjatë mandatit të parë dhe nuk ka interes të madh për mbikëqyrjen e përfundimit të konfliktit në Gaza gjatë mandatit të ardhshëm.
Analisti politik palestinezo-amerikan dhe ish-zëvendësdrejtor i Institutit Arabo-Amerikan, Omar Baddar, tha se 78-vjeçari ka treguar pak interes për respektimin e së drejtës ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Palestinën. Ai kujtoi se Trumpi zhvendosi ambasadën amerikane në Jerusalem, mbështeti zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar dhe legjitimoi aneksimin izraelit të Lartësirave të Golanit.
“Në këtë moment, ne e dimë që Trumpi është gjithashtu një agjent i kaosit. Dhe sasia e kaosit që ai do të krijojë në SHBA, padyshim që do ta angazhojë atë me betejat e brendshme”, shtoi ai.
Armëpushimi, që hyn në fuqi nesër, do të zhvillohet në tri faza, secila prej të cilave do të zgjasë gjashtë javë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











