Gruaja
Shamia për gratë nuk është detyrim kuranor
"Unë nuk e kam gjetur asnjë tekst që u kërkon grave t’i mbulojnë flokët e tyre. Beteja e myslimanëve për bartjen e shamisë më trishton, sepse ajo i jep një imazh negativ lidhur me atë se si Islami i sheh gratë", thekson Tareq Oubrou, imam i qytetit Bordo (Francë).
Z. Oubrou është shprehur kështu në një intervistë për gazetën “L ‘Express”. Dijetar fetar, imami francez me origjinë marokene mbështet një islam që më pak “bie në sy” dhe bën thirrje për një rregullim të praktikave rituale me realitetin e shoqërisë. albinfo.ch ju propzon përkthimin në vijim.
“Trendi, i cili synon të ritualizojë çdo gjë shtyn disa besimtarë që të flasin më shumë për praktikat se sa për Perëndinë”, theksoi ai me shumë keqardhje. Djalë i një mësuesi maroken, i edukuar në kryqëzimin e traditës myslimane dhe të modernitetit perëndimor, ai nuk heziton të përballet me “injorantët që përcaktojnë sot çfarë duhet bërë apo jo në fe”.
Autor i librit “Një Imam i zemëruar”, z. Oubrou denoncon me forcë të ashtuquajturin “Islamin paraqitës” dhe pohon se nuk është më e rëndësishme paraqitja apo veshmbathja, por besimi. “Jemi myslimanë kur kemi besim; është hiri i Perëndisë që na shpëton. Shamia nuk është një specifikë myslimane, ajo është bërë një specifikë myslimane. Pothuajse e papranishme në Kuran, shamia është një perceptim i ndërtuar gradualisht, pas një historie ku episodi kolonial zë një kapitull të madh. Nëse bartja e shamisë na trondit, nuk është për shkak të fyerjes kundër grave, apo për shkak të ndrydhjes së laicitetit, por për shkak sa ajo shqetëson një urdhër pamor të bazuar në transparencë dhe sepse shamia ofron një mbrojtje provokuese të errët, të fshehur, të panjohur. Dhe gratë myslimane që mbulohen në Perëndim, duke paraqitur faktin se fshihen, ato në realitet fshehin faktin se po tregohen”.
Duke analizuar letrën e Kuranit, shikimet e sëmura të artit orientalist, zbulimet dramatike të grave të orkestruara në Turqi apo në Magreb, Bruno Nassim Aboudrar (Jolpress) sjell një lexim të ri të strategjive në veprim që qëndrojnë pas çështjes së shamisë.
“Praktikat fetare janë praktika që mund të jenë të adaptueshme”, këmbëngul ai, duke besuar se Islami është “një fe që zhvillohet bashkë me zhvillimin e shoqërisë”. Ai, për shembull, konsideron që lutjet mund të kryhen edhe pas punës dhe se agjërimi i Ramazanit mund të shtyhet në rast të sëmundjes. Për të Islami është përballë një problemi të vërtetë, pra të sjelljeve që përbëjnë etikën personale dhe janë bërë përcaktuese për shumë myslimanë: ushqimi hallall, bartja e shamisë, etj.
“Ushqimi hallall nuk ka të bëjë me shenjtërinë. Ushqimi hallall është vetëm një kërkesë e vërtetë për të lehtësuar maksimalisht vuajtjen e kafshës”, thotë ai. Ai siguron, me titullin e ti të teologut, se hixhabi si dhe format e tij të ndryshme (shamia, nikabi, burka etj…) nuk kanë absolutisht asgjë të shenjtë.
Tareq Oubrou u kërkon myslimanëve të mos ngatërrojnë fenë dhe identitetin. Ai u kërkon myslimanëve që t’u largohen “paraqitjeve pamore” që tërheqin syrin, paraqitje me të cilat ata shpresojnë të zbukurojnë imazhin e tyre.
“Myslimanët duhet të arrijnë të vënë në dyzen veprimet e tyre fetare pa shqetësuar funksionimin e shoqërisë me pretendime të zemëruara, madje edhe në qoftë se duhet të braktisin një formë të paraqitjes së tyre”, pohon imami, i cili ka udhëhequr një pasqyrim të gjerë teologjiko-kanonik rreth kushteve të shprehjes dhe praktikës myslimane në një hapësirë laike”. (Fragment i marrë nga libri “Si u bë shamia myslimane”, i shkruar nga Bruno-Nassim Aboudrar, Flammarion-mars 2014).
Është e sigurt se shamia myslimane ka vetëm një rol shumë të vogël. Është e mundur që vetë Muhamedi nuk e dëshironte dhe që rrethanat kanë bërë që të sugjeronte vargun që përshkruan përdorimin e shamisë. Nuk ka dyshim se i ashtuquajturi fikhu është një juridiksion patriarkal i vonshëm, ndonjëherë larg nga fryma e Kuranit dhe i njëanshëm në zgjedhjen e letrës së tij. Ndërkaq, interpretimi i ri ‘feminist’ mysliman do të ishte plotësisht bindës po të kishte bindur dhe po të kishte përbërë shumicën. Por së paku ne mund të themi se një gjë e tillë nuk qëndron. Shamia vazhdon të jetë në Islamin bashkëkohor me patriarkatin, madje edhe pa të.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












