Muzikë
Eurovision shkruan për Shkodrën Elektronike, përmend edhe Kosovën
Eurovision për “Shkodrën Elektronike”: Momenti më i paharrueshëm, koncerti i tyre i parë në Kosovë
Faqja zyrtare e Eurovisionit, eurovision.tv, ia ka kushtuar një shkrim të detajuar grupit elektrofolk të Shqipërisë, i cili më 13 maj do të përfaqësojë kombin në skenën e Eurovisionit me këngën “Zjerm”, përcjell albinfo.ch.
Siç shkruan eurovision.tv, grupi ka një lidhje të veçantë me Kosovën, pasi momenti më i paharrueshëm i këtij grupi muzikor ka qenë koncerti i tij i parë në Kosovë.
“Dyshja e ka bërë Italinë shtëpinë e tyre, por përpara se të siguronin vendin e tyre në Eurovision, ata duhej të ktheheshin në atdheun e tyre, Shqipëri, për të konkurruar në finalen kombëtare të vendit, Festivali i Këngës.”
“Ashtu si në Eurovisionin e dikurshëm, ‘Shkodra Elektronike’ performoi me një orkestër dhe dirigjent, me këngën e tyre ‘Zjerm’, që do të thotë ‘zjarr’. Ata u përballën me 14 konkurrentë të tjerë në finale dhe pa dyshim ndezën skenën”, shkruan eurovision.tv.
Tutje, portali zyrtar i Eurovisionit tregon një histori të shkurtër se si është krijuar “Shkodra Elektronike”.
“Duo u formua në vitin 2019, me një mision të qartë: të marrin këngët tradicionale të qytetit të tyre, Shkodrës, dhe t’u shtojnë tinguj bashkëkohorë. Mision i përmbushur.”
“Ata kanë publikuar 4 këngë dhe një EP të regjistruar live në studio, si dhe kanë performuar në festivale të mëdha nëpër Evropë. Dhe tani mund të shtojnë në listën e tyre të arritjeve edhe konkursin më të madh muzikor në botë.”
Eurovisioni mund të jetë një moment kulmor për çdo artist, por muzika nuk ndalet këtu. Dyshja po punon aktualisht për albumin e tyre debutues, i cili përfshin edhe Korin Shqiptar të Iso-Polifonisë, një traditë muzikore e përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.
“Dyshja është në një mendje kur bëhet fjalë për heronjtë e tyre të Eurovisionit dhe të dy thonë se duhet të jetë ABBA, ‘sepse janë më të mirët!’. Kujtimi i tyre i parë nga Eurovisioni është performanca fituese e Waterloo-s, një moment i domosdoshëm për çdo fans të Eurovisionit.
“Momenti i tyre muzikor më i paharrueshëm ka qenë koncerti i tyre i parë në Kosovë”, shkruan Eurovision.tv.
Kujtojmë se Shqipëria këtë vit në Eurovision do të këndojë e 12-ta me radhë në gjysmëfinalen e parë, më 13 maj.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









