Bota
Peleti dhe drunjtë shtrenjtohen gati 100 % në Gjermani
Çmimet e peletit të drurit dhe druve të zjarrit janë rritur me 85,7% krahasuar me vitin e kaluar

Çmimet e larta të gazit, naftës dhe energjisë elektrike po detyrojnë qytetarët gjermanë t’i drejtohen gjithnjë e më shumë përdorimit të druve për të ngrohur shtëpitë e tyre, duke bërë që çmimet të dyfishohen në krahasim me vitin e kaluar, sipas euroactiv.com.
Për javë të tëra, gazi ka ndaluar rrjedhjen përmes ”Nord Stream 1”, termocentralet bërthamore të Gjermanisë do të mbyllen dhe qeveria po përpiqet të shpëtojë kompanitë e energjisë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
“Gjermania mund ta kalojë mirë dimrin e ardhshëm me kusht që të kemi fat me motin dhe të kursejmë mjaftueshëm gaz”, shpjegoi Robert Habeck, zëvendëskancelar dhe ministër i Ekonomisë dhe Veprimit Klimatik.
Në këtë kontekst, rritja e çmimeve të druve nuk është befasuese.
“Disa njerëzve u duket e çuditshme që çmimi i peletit të drurit rritet”, tha Lion Hirth, profesor i tregjeve të energjisë.
Sipas të dhënave që krahasojnë çmimet e druve të zjarrit në gusht 2022, gjermanët po shpenzojnë dukshëm më shumë para’ për dru për të ngrohur shtëpitë e tyre.
Çmimet e peletit të drurit dhe druve të zjarrit janë rritur me 85,7% krahasuar me vitin e kaluar.
Kërkesa në rritje e vendit për dru ka ulur gjithashtu eksportet, të cilat ranë 30,3% krahasuar me vitin e kaluar. Pak shtëpi gjermane ngrohen duke përdorur vetëm dru. Në vend të kësaj, druri është një burim i nxehtësisë dytësore.
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim