Ukraina
Qindra refugjatë largohen nga Evropa për t’u kthyer në Ukrainë
Qindra njerëz që kishin ikur nga lufta në Ukrainë tani po kthehen. Në Budapest më shumë se 200 pasagjerë u panë duke pritur trenin që shkonte drejt Ukrainës.
Yulia Kalinina, e cila po udhëtonte me motrën e saj për t’u ribashkuar me burrat e tyre, pranoi se nuk kishte qenë një vendim i lehtë.
“Kam frikë”, tha Kalinina, 39 vjeçe, e cila është nga Kievi. “Por unë dua shumë të shkoj në shtëpi. Dua të shoh burrin tim. Më mirë do të kisha frikë me të sesa të kem frikë vetëm këtu”, shtoi ajo.
Burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi në rast se u nevojiten për të luftuar, raporton skynews.
Kalinina dhe motra e saj janë pjesë e një numri refugjatësh që janë të lodhur nga ndarja nga familja dhe nuk mund të gjejnë mundësi në Evropë dhe kanë filluar të kthehen në Ukrainë.
Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës tha se vetëm të dielën më shumë se 22 mijë ukrainas kaluan kufirin përsëri në vend, krahasuar me 33 mijë që u larguan.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












