Kosova
Referendumi i Serbisë nuk mbahet në Kosovë
Këtë të dielë në Serbi u zhvillua një referendum për ndryshime kushtetuese. Me gjithë kërkesat e Beogradit, por edhe të komunitetit ndërkombëtar, qeveria e Kosovës nuk lejoi që ai të mbahej edhe në territorin e saj.
Në veri të Mitrovicës në mëngjes pati një protestë të serbëve. Në disa pika u vendosën forcat speciale të Kosovës në rast të tensionimit të situatës.
Edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se pas këtij vendimi të qeverisë në Prishtinë do të ketë pasoja të mëdha. Serbëve të Kosovës iu kërkua të votonin në 4 qytete serbe në anën tjetër të kufirit.
Referendumin e Serbisë duket se e kanë bojkotuar edhe shqiptarët e Preshevës dhe Bujanocit ku raportohet një pjesëmarrje mjaft e ulët. Në shumë qendra nuk ka pasur asnjë votë në kuti. Referendumi i organizuar qeveria serbe ka të bëjë më sistemin e drejtësisë, ku parashikohet që gjyqtarët të mos zgjidhen më nga parlamenti.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














