Lajme
Pasaporta zvicerane, ‘ndër me atraktivet’ në botë
Sipas renditjes nga “passportindex”, pasaporta zvicerane është e pesta në botë
Çdo vit “passportindex” rendit pasaportat më të fuqishme në botë, në bazë të vendeve ku mund të udhëtoni pa vizë, shkruan albinfo.ch.
Pasaporta zvicerane renditet lartë, përkatësisht në vendin e pestë. Me pasaportë zvicerane mund të udhëtosh pa problem në 152 vende. Ngjashëm janë edhe Suedia, Danimarka, Austria, Luksemburgu, Koreja e Jugut, Zelanda e Re.
Para tyre janë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mund të udhëtosh në 160 vende. Finlanda dhe Italia renditen në vendin e dytë me 153.
Pasaporta më e dobëta është e Irakut dhe Afganistanit, ku mund të shkosh vetëm në 34 vende. Kosova renditet në vendin e 77-të, me 49 vende që mund t’i vizitosh, kurse Shqipëria është në vendin e 35-të me 102 shtete ku mund të udhëtosh.
https://www.passportindex.org/byRank.php
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












