Kosova
LVV-ja pa asnjë komunë përballë partive të tjera fituese
Përvojat në zgjedhjet e kaluara lokale kanë treguar që partitë që udhëheqin nivelin qendror të pushtetit e transmetojnë pushtetin e tyre edhe në nivelin lokal, por një praktikë e tillë nuk ndodhi edhe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, thotë njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, e cila aktualisht ka pushtetin në nivelin qendror, nuk e ka fituar ende asnjë komunë, ndërkaq që në 12 komuna do të garojë në balotazh.
Ndërkaq, rezultati në komunat e banuara me shumicë serbe ka qenë i pritshëm, ku sipas rezultateve preliminare, Lista Serbe ka fituar në nëntë komuna, përveç në Kllokot, ku mbetet të garojnë në balotazh Lista Serbe dhe Harmonia Popullore Serbe (SNS), vlerëson politologu Ognjen Gogiq.
Shumica e komunave, në balotazh
Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në Lipjan dhe Pejë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në Deçan dhe Suharekë.
Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.
Në balotazh do të shkojnë këto komuna: Gjakova (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (Partia Socialdemorate -LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK) dhe Mamusha (Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KATP), Gllogoci (PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD), Kllokoti (Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS), Istog (LDK-AAK), Shtimja (PDK-LVV) dhe Rahoveci (AAK-LVV), Obiliqi (Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV, Fushë Kosova (LDK-LVV), si dhe Kaçaniku (PDK-LVV).
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












