Kosova
BE-ja ndan 14.2 miliardë euro për vendet e Ballkanit
Kosova, në mesin e vendeve që përfitojnë
Mësohet se sot Parlamenti Evropian ka miratuar Rregulloren për Themelimin e IPA-s III, nga e cila janë ndarë 14.2 miliardë euro për të ndihmuar vendet në zbatimin e reformave të lidhura me BE-në.
Sipas PE-së, fondi do të përdoret për të mbështetur shtatë vende në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE në miratimin e reformave të kërkuara për të qenë në përputhje me rregullat dhe vlerat e BE -së.
Vendet përfituese të këtij grandi janë Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.
“Objektivi i përgjithshëm i IPA III është të mbështesë këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, juridike, administrative, sociale dhe ekonomike të kërkuara për të qenë në përputhje me vlerat e BE-së dhe për t’u përshtatur në mënyrë progresive me rregullat, standardet dhe politikat e sajë (acquis ‘)”, thotë PE.
Tutje thekson se ky fond mund të ndryshohet ose pezullohet nëse shtetet e përmendura më lart nuk i përmbahen respektimit të vlerave ‘themelore’ – demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














