Portrete të firmave
Ferma zvicerane mbi 80 vjeçare e pulave sot drejtohet nga dy shqiptarë
Isa dhe Zahir Dërmaku janë axhë dhe nip. Me pak vite qëndrim në Zvicër ata kanë arritur të drejtojnë dy firma të suksesshme. Në vazhdim, rrëfimi i tyre i suksesit
E shtrirë në një sipërfaqe prej dy hektarësh, e rrethuar nga natyra e bukur zvicerane dhe me një ambient të mrekullueshëm, ferma me traditë “Geflügelzucht Rüegg AG” në Pfäffikon të kantonit të Cyrihut që nga viti 1940 kultivon pula dhe ofron vezë të freskëta, të rritura në ambient të hapur. Ajo që e bën më të veçantë këtë fermë është fakti se dy drejtuesit e saj janë edhe pronar të fermës,“Geflügelzucht Rüegg AG”, shkruan albinfo.ch.
Ferma ishte themeluar para 80 vitesh nga një familje zvicerane me traditë në këtë fushë. E drejtuar për tri gjenerata rresht nga kjo familje, trashëgimia e saj, njërës ndër më të mëdha në regjionin e Zürich Oberland ju besua dy shqiptarëve: Isa dhe Zahir Dermaku.
Si një ndër më të vjetrat në këtë regjion, dikur madje ferma më e madhe në Zvicër për kultivimin e pulave dhe vezëve, sot ajo operon me një kapacitet shitjeje të 15 mijë pulave rreth gjysme milioni vezësh, për klientët e rregullt që ka. Me një kapacitet prej 3500 pulash është lidere e furnizimit të shumë bizneseve dhe familjeve të kantonit të Cyrihut. Klientët që sot ka ferma janë nga më të ndryshmet, institucione siç janë shtëpitë e pleqve, biznese dhe prodhues të ushqimeve, hoteleri më në emër në këtë pjesë e shumë familje të cilët pulat dhe vezët e freskëta i marrin tek “Geflügelzucht Rüegg AG”.


Klientë të kënaqur me cilësinë dhe mikpritjen
Janë këta dy punëtorë të përkushtuar, dy familjarë, dy shokë dhe jo vetëm kaq. Ata janë mes vete axhë dhe nip, të cilët respektin që kanë për njeri tjetrin e kanë kthyer në formulë të suksesit, duke bërë shumë klientë të jenë të kënaqur jo vetëm me kualitetin që marrin nga ferma, por dhe me mikpritjen që kanë gjetur tek Isa dhe Zahiri.
Isa Dermaku, i lindur në vitin 1976 në Shipashnicë të Epërme të komunës së Kamenicës, emigroi në Gjermani në vitin 1995, për të ardhur në Zvicër në vitin 2003. Pas disa vitesh pune që kishte bërë në Zvicër në një auto-sallon të veturave, atij në vitin 2014 i vije edhe nipi Zahir Dërmaku. Edhe ky, ashtu si dhe xhaxhai i tij, punoi në të njëjtin auto-sallon veturash.
Isa e Zahir Dermaku, në vitin 2015 vendosën që vullnetin e tyre për punë ta përkthenin me hapjen e biznesit “Zaunmeister” i cili do të ofronte rrethoja për shtëpi dhe objekte të ndryshme. Ishte kjo një nismë e mirë ngase pas disa vitesh dy ndërmarrësit e rinj do të arrinin ta blenin tokën së bashku me disa objekt përcjellëse të punës që në vete kishte edhe fermën “Geflügelzucht Rüegg AG”.

“Zaunmeister”, biznesi që u hapi rrugën e suksesit Isa e Zahir Dërmakut
Kjo ide kishte lindur duke parë nevojën që regjioni Zürich Oberland kishte për këtë veprimtari. “Zaunmeister” është e specializuar në ofrimin e shërbimeve të rrethojave të ndryshme, variacioneve dhe modeleve prej me të veçantave. Rrethojat që kjo firmë ofron janë të punuara kryesisht nga hekuri, alumini, druri dhe plastika. Falë punës profesionale, sot klientët me të cilët kjo firmë ka punuar janë tejet të kënaqur. Pronarët Isai dhe Zahiri thonë për albinfo.ch se kjo ka bërë që firma e tyre të ketë një rritje të shëndoshë dhe të qëndrueshme, duke u bërë kështu një emër i suksesshëm në këtë veprimtari.
Isa Dermaku si njëri prej bashkëpronarëve të firmës “Zaunmeister”, është i angazhuar më shumë tek punët teknike që kanë të bëjnë me projektimin e montimin e rrethojave. Ndërsa bashkëpronari tjetër, Zahir Dërmaku, është i përqendruar më shumë tek punët administrative dhe përgatitja e kontratave për klientët. Aktualisht, “Zaunmeister” përveç Isa dhe Zahir Dërmakut, ka të angazhuar shtatë punëtorë të cilët janë të profesionistë në montimin e rrethojave për oborre e kopshte, shkruan albinfo.ch.
Klientët me të cilët operon “Zaunmeister” janë mbi 90% zviceranë, përfshirë këtu edhe shumë institucione siç mund të përmendim “Gartenbau Genossenschaft” në Cyrih, shkolla si dhe pika turistike në vendet malore të Zvicrës.
Lënda e parë që përdoret është kryesisht e kualitetit zviceran dhe gjerman. Përveç rrethojave “Zaunmeister” si specialitet të tyre kanë edhe rregullimin e dyerve të oborreve me dimensione dhe dizajne të ndryshe. Ajo që e karakterizon këtë firmë, është prurja e një lloj rrethoje tradicionale që është përdorur vite më parë në Kosovë. Është fjala për rrethojat siç njihen tek ne, “me thupra”, e që sipas pronarëve këto lloj rrethojash janë mirëpritur mirë e të njejtat deri më tani janë aplikuar tek disa familje zvicerane.
“Zaunmeister” sipas pronarëve shqiptarë në të ardhmen pret që këtë veprimtari ta shtrijë edhe në Kosovë. Ata presin që në një të ardhme të afërt të bëjnë prodhimin e rrethojave në Kosovë dhe sjelljen e tyre në Zvicër. Për këtë presin të kenë bashkëpunim me bizneset e kësaj fushe nga Kosova.

Tradita vazhdon me shqiptarët
Ferma ishte themeluar para 80 vitesh nga një familje zvicerane me traditë në këtë fushë. E drejtuar për tri gjenerata rresht nga kjo familje, trashëgimia e saj, njërës ndër më të mëdha në regjionin e Zürich Oberland ju besua dy shqiptarëve: Isa dhe Zahir Dermaku.
Së shpejti “Zaunmeister” edhe në Kosovë
“Zaunmeister” sipas pronarëve shqiptarë në të ardhmen pret që këtë veprimtari ta shtrijë edhe në Kosovë. Ata presin që në një të ardhme të afërt të bëjnë prodhimin e rrethojave në Kosovë dhe sjelljen e tyre në Zvicër. Për këtë presin të kenë bashkëpunim me bizneset e kësaj fushe nga Kosova.




Artikullin dhe fotot: Armend Berisha
Artikulli është publikuar edhe në magazinen albinfo.ch, edicioni qershor 2021.
Profili i kompanisë
- Adresa: Rickstrasse 27, 8330 Pfäffikon
- Tel: 044 950 23 60
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit











