Kosova
Dallimi 2019-2021: VV rritet për 29 deputetë më shumë
Tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, kurse sot pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të shpallë rezultatin përfundimtar dhe më pas do të bëjë certifikimin e rezultateve.
Në bazë të gjitha të dhënave nga KQZ (rezultateve preliminare, votave me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta), shpërndarja e mandateve pritet të jetë si më poshtë:
LVV – 58 deputetë
PDK – 19 deputetë
LDK – 15 deputetë
AAK – 8 deputetë
Lista Serbe – 10 deputetë
Minoritet tjera – 10 deputetë
Nëse këto rezultate krahasohen me ato të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019, vërehen ndryshime të mëdha në përbërjen e grupeve parlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 29 deputetë më shumë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënien më të madhe nga zgjedhjet e kaluara duke humbur 13 deputetë.
PDK po ashtu ka rënie, duke marrë 5 deputetë më pak se në vitin 2019.
Edhe AAK ka 5 deputetë më pak se në vitin 2019.
NISMA, e cila në zgjedhjet e kaluara kishte marrë 6 deputetë, në këto zgjedhje nuk arriti ta kalojë pragun duke mos u përfaqësuar në Kuvend.
Shpërndarja e mandateve pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019:
LVV – 29 deputetë
LDK- 28 deputetë
PDK- 24 deputetë
AAK – 13 deputetë
NISMA – 6 deputetë
Lista Serbe – 10 deputetë
Minoritet tjera – 10 deputetë
Kujtojmë, ndryshime ka pasur edhe në përfaqësimin e komuniteteve joshumicë për shkak të disa dyshimeve se Lista Serbe ka orkestruar votuesit e saj për të ndihmuar parti të caktuara të komuniteteve.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













