Kosova
BE këmbëngul në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi
Bashkimi Evropian ka këmbëngulur sërish në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Nga Brukseli është thënë se qeveria dhe autoritetet e reja duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive, në mënyrë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se BE-ja ishte shumë e qartë në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Borrell, dhe nga komisionari Varhelyi.
Por, sipas Arbër Fetahut nga Grupi për Studime Juridike e Politike, Qeveria e re duhet t’u qaset me seriozitetin e duhur çështjeve të rëndësishme të politikës së jashtme.
Arton Demhasaj nga organizata “ÇOHU” thotë se Qeveria Kurti e ka të pashmangshme të merret me dialogun.
Ai shprehet se për vazhdimin e dialogut ndaj Kurtit do të ketë presione nga Bashkimi Evropian dhe Washingtoni.
Ai ka deklaruar se edhe marrëveshja e Washingtonit s’mund të pengohet.
Por Lideri i Vetëvendosjes, partisë që ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti, ka thënë se dialogu nuk do të jetë prioritet i qeverisë së tij.
E Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i interesuar për dialog me Beogradin, më shumë sesa me serbët në Kosovë.
Ai ka tërhequr vërejtjen se interesat e serbëve në Kosovë nuk mund t’i përfaqësojnë ata që kanë dy për qind të votave, por ata që kanë 95 për qind.
Duke folur për mundësinë që të rritet presioni pas paralajmërimit se Washingtoni do të prezantojë një platformë të re të dialogut, Vuçiqi ka thënë se Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













