Kosova
Ushtari gjerman i UÇK-së shkruan fjalë prekëse për pavarësinë e Kosovës
Ai ka shkruar sot për 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar meritat e UÇK-së për çlirimin e pastaj edhe pavarësimin e Kosovës
Michael Spath ka shërbyer vullnetar si snajperist në luftën e Kosovës në Koshare. Spath gjatë luftës së Kosovë është plagosur tri herë. Snajperi Spath, nga ish presidenti Hashim Thaçi është dekoruar me Urdhrin “Adem Jashari” si dhe ka marrë edhe nënshtetësinë e Kosovës, të vetmen dëshirë që e ka pasur pas luftës.
Në rrjetet sociale si në facebook etj., Spath ka shkruar shpeshherë për luftën e UÇK-së, për shokët e tij luftës, për porositë e atyre që e shajnë luftën përmes komenteve të tyre. Për Hisen Berishën, Anton Qunin e Rrustem Berishën.
Ai ka shkruar sot për 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke u uruar të gjithëve këtë ditë dhe duke theksuar meritat e UÇK-së për çlirimin e pastaj edhe pavarësimin e Kosovës.
Në vazhdim, postimi i tij:
Sot shkruajmë, më 17 Shkurt 2021.
Sot e 13 vjet më parë Kosova u bë e pavarur dhe e njohur nga bota.
Ne nuk do të ishim këtu sot po të mos kishtin qenë trimat e asaj ajo kohë, trimat e UÇK-së. Një ushtri vullnetare, e cila mbrohej kundër një fuqie superiore në mënyrë që të shpëtonim dhe mbronim mijëra civilë të pafajshëm. Luftonim që një Sebrenicë tjetër të mos përsëritej kurrë më. Me ndihmën e NATO-s, ne mundëm armikun për të ndërtuar një komb të madh.
Ne ndaluam gjakderdhjen në Ballkan për 10 vjet dhe mbajtëm paqen për 21 vjet. Kjo është gjithashtu unike, sot duhet t’u themi faleminderit veteranëve dhe familjeve të tyre që dhanë gjithçka që ne sot të mund ta nderojmë këtë ditë.
Kjo ditë u përket të rënëve tanë, invalidëve tanë dhe të gjithë ushtarëve që e kanë bërë të mundur këtë liri, dhe familjeve të tyre
…. Mos harroni kurrë pse jemi këtu sot në një republikë të madhe të quajtur Kosovë ….
KOSOVA E PARA
Përjetësisht me respekt dhe nder!
Mike Spath
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














