Lajme
Vendimi i KQZ-së për verifikimin e votuesve të diasporës po cilësohet antikushtetues
Analisti politik dhe njohësi i çështjeve juridike, Vigan Qorrolli, e ka vlerësuar antikushtetues vendimin e sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku është paralajmëruar se votuesit jashtë vendit, ata që aplikojnë për votim, do të telefonohen nga KQZ-ja, e në rast se nuk lajmërohen, do të humbin të drejtën e votës.
“Ky është një vendim antikushtetues ‘par excellance’, sepse asnjë shtetasi të Republikës së Kosovës nuk mund t’i cenohet e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, e garantuar me nenin 45 të Kushtetutës. Një vendim që në aspektin juridik i shkel liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa në aspektin politik i cenon garancitë e një procesi zgjedhor fer dhe të drejtë!”, ka shkruar Qorrolli në Facebook.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar ashpër edhe Lëvizja Vetëvendosje.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










