Kosova
12 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit
Policia po ashtu tha se autoritetet kompetente janë duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin
Policia e Kosovës njoftoi se 12 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në një objekt në fshatin Preoc, Komuna e Graçanicës, afër Prishtinës.
Policia tha se incidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, në një objekt në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dhe se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ejup Govori, mjek përgjegjës i ndërrimit në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha se shtatë prej 12 pacientëve janë me djegie.
“Kryesisht djegiet janë në fytyrë dhe shuplaka; djegiet janë relativisht të shkallës së lartë – shkallës së dytë dhe të tretë. Për shkak të djegies së lartë, pacientët janë pranuar në kirurgjinë plastike. Ata momentalisht janë duke u trajtuar nga kirurgët plastikë”, tha Govori.
Govori po ashtu tha tre raste janë me lëndime të kokës, por që nuk janë të rënda.
Policia e Kosovës tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes.
Policia po ashtu tha se autoritetet kompetente janë duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











