Lajme
Departamenti Amerikan i Shtetit përshëndet realizimin e pikëkalimit Kosovë-Serbi
DASH: Urime për pikëkalimin modern, të financuar nga BE-ja, në Merdar, i cili tani është plotësisht i stafuar dhe funksional dhe i cili do të ndihmojë në stabilizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë
Zyra e Departamentit të Shtetit në SHBA për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike e ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për “pikën administrative të kontrollit modern, administrativ në Merdare”.
Kjo zyrë shkruan se pikëkalimi në Merdare do ta ndihmojë rritjen e ekonomisë, raporton Express, përcjell Albinfo.ch.
“Urime për pikëkalimin modern, të financuar nga BE-ja, në Merdare, i cili tani është plotësisht i stafuar dhe funksional. Kjo strukturë do të ndihmojë ekonominë e rajonit të rritet përmes tregtisë më efikase dhe të sigurt dhe plotëson një nga pikat e Marrëveshjeve të Uashingtonit”, thuhet në ‘tweetin’ e Departamentit të Shtetit.
Ky pikëkalim, si dhe katër të tjerë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u hap në bazë të një marrëveshjeje nga Brukseli e arritur në 2011 midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila u finalizua edhe në marrëveshjen e Washingtonit në shtator.
“Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare”, thuhet në njërën nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









