Lajme
Kosovë: Hoxha dhe murgesha së bashku ndihmojnë të prekurit nga pandemia
Një hoxhë mysliman dhe një murgeshë katolike në një qytet në perëndim të Kosovës bashkuan forcat për të ndihmuar familjet në nevojë. Ata po ndihmojnë grupet që ndodhen në vështirësi financiare nga papunësia dhe ndikimi i pandemisë në ekonomi.
Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në jetët e shumë familjeve të varfra, por njëkohësisht bëri që njerëz të besimeve të ndryshme fetare të bashkohen për të ndihmuar ata që janë në nevojë, rapoeton VOA, përcjell Albinfo.ch.
Hoxhë Abdurrahman Bejtullahu drejton organizatën Bereqeti në Gjakovë, një organizatë jo-qeveritare myslimane.
Zoti Bejtullahu dhe stafi i tij kanë bashkërenduar aktivitetet me murgeshat katolike të Urdhrit të Motrave të Shën Vlashit për të ndihmuar banorët në vështirësi financiare.
Ata kanë mbledhur majftueshëm para për të ndihmuar 40 familje me pako ushqimore dhe mjete higjienike në fshatin Bec.
Ndihma në prag të festës së Krishtlindjes është aksioni i dytë gjatë pandemisë.
Imami Bejtullahu sjell ndihmat tek “Shtëpia e Paqes”, qendra që drejtohet nga murgeshat dhe që ndihmon fëmijët e familjeve të varfëra.
Nga aty, Hoxha dhe murgesha katolike Mariza Jozes, i shpërndajnë tek familjet nevojtare.
“Me ndihmnën e personave vullnetmirë në Gjakovë, Kosovë dhe diasporë kemi vendosur të përgatisim 40 pako ushqimore, secila në vlerë prej 35 eurosh. Kjo pas kërkesës së murgeshave që kujdesen për fëmijët e varfër në Shtëpinë e Paqes. Duke marrë parasyshë kohën e vështirë nëpër të cilën po kalojmë, pakot ushqimore janë përgatitur për të ndihmuar një numër të vogël njerëz, që këto familje të kenë fundvit të mirë”, thotë imami Bejtullahu.
Baki Azemi, një fermer lokal, është njëri nga përfituesit.
Hoxha dhe murgesha u zotuan se kur pandemia të merr fund, ata do të angazhohen për të ndihmuar atë në ndërtimin e një shtëpie.
“Në këtë kohë pandemie, kohë papunësie, njerëzit dhe familjet jetojnë në një situatë kritike. Prandaj vendosëm që me ndihmën e Zotit dhe të atyre njerëzve që na ndihmojnë, imami dhe persona tjerë vullnetmirë, të mundohemi të ndihmojmë dike, t’ia zgjasim dorën dikujt gjatë kësaj periudhe”, thotë murgesha katolike Mariza Jozes.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave në Kosovë, në gjysmën e dytë të vitit papunësia është rritur nga 25 në 27.2 për qind.
Në një raport të publikuar në qershor nga Instituti GAP, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian, theksohet ndikimi i pandemisë në rritjen e papunësisë.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










