Kosova
Kosovë: Incident në Kuvend, deputeti i LDK-së i vërsulet Vjosa Osmanit, mbyllet seanca
Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, i është vërsulur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, derisa ajo po drejtonte seancën e Kuvendit.
“Nderpitet seanca për shkak të paedukatës së disa deputetëve”, ka deklaraur Vjosa Osmani.
Gjithçka kishte filluar kur Fitore Pacolli e VV-së ka replikuar deputetën e PDK-së, Ganimete Musliun. E kjo e fundit i tha Pacollit, ‘mbylle gojën’.
“Mbylle gojën kur flas unë Fitore kur unë flas”.
Ndërkohë që Vjosa Osamni ia tërhoqi vërejtjen Musliut.
“Po ta tërhjeki vërejtjen…”.
Mirëpo, Musliu vazhdonte ta përsëriste frazën ‘mbylle gojën’.
“Po e përsëris prapë… Mbylle gojën kur unë flas”.
Në ato momente deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, u ngrit në këmbë duke i thënë diçka Vjosa Osmanit.
Ndërsa, Vjosa Osmani ia ktheu duke e kërcënuar që ta qesë nga salla.
“A po ulesh dhe mos bërtit, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”.
Derisa Musliu doli në foltore, Ukaj iu vërsul Vjosa Osmanit ku edhe më pas kjo e fundit e ndërpreu seancën duke thënë se seanca nuk mund të vazhdojë për shkak të paedukatës së disa deputëtëve.
“Kjo seancë do të ndërpritet për shkak të paedukatës së disa deputetëve, dhe do të vazhdojë vetëm kur të vendosë kryesia e kuvendit”.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













