Kosova
Pranvera në Koretin të Kamenicës, komentohet edhe nga gjiganti Microsoft
Pranvera në Korentin: Nuk është foto e Windows XP. Është fotografi e shkrepur nga Arian Mavriqi që po bën xhiron në rrjete sociale.
Fotografia është teknika e regjistrimit dhe gjenerimit të imazheve permanente, ndërsa aparati fotografik është mjeti që formon një imazh, duke e transferuar atë në një film fotografik ose në një kartë memorieje, e që këto të dyja bashkë i ka përdorur me mjeshtëri fotografi kosovar, Arian Mavriqi, duke realizuar foto që po marrin vëmendje jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë, shkruan albinfo.ch.
Mavriqi ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook disa fotografi të realizuar në fshatin Koretinë, në komunën e Kamenicës, ku njëra prej tyre ngjason shumë me fotografinë e famshme të Windows XP.
Kjo fotografi ka gjetur shtrirje të madhe të shpërndarjes se saj, aq sa është komentuar edhe nga vetë Windows XP. Gjiganti Microsoft ka komentuar foton e Arian Mavriqi në Twitter, duke marrë vëmendje për pamjen dhe mjeshtërinë e fotografisë të ngjashme sikurse të Windows.
“A ka mjes ma i mirë se ky? Kur zgjohesh dhe sheh se #Microsoft ka komentuar në fotografinë që e kam realizuar unë! Epo padyshim se jo ?.Vazhdojmë punojmë…”, ka shkruar Mavriqi. /Albinfo.ch

https://www.facebook.com/KosovoinUS/photos/a.956381364415310/2908420762544684/?type=3




Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









