Kosova
Ambasada britanike në Prishtinë: Nuk është koha për manovrime politike
Së fundmi, ka reaguar Ambasada britanike në Prishtinë, duke thënë se në kohën kur shumica e vendeve në botë po përballen me pandeminë e koronavirusit, në Kosovë nuk është koha për manovrime politike, por për bashkëpunim të brendshëm dhe atë rajonal, përcjell albinfo.ch.
“Pas votës së mosbesimit në Kuvend, Mbretëria e Bashkuar fton që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet dhe që vendimet të mirren shpejt që t’i mundësohet Qeverisë në detyrë, ose asaj të re që mbrojtja e jetës së qytetarëve të jetë konsiderata kryesore. Ne, Mbretëria e Bashkuar, jemi pranë popullit të Kosovës dhe të rajonit gjatë kësaj krize globale”, është thënë në reagimin e kësaj ambasade përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Kjo ambasadë ka thënë po ashtu se përshëndet vendimin e Qeverisë në detyrë për largimin e tarifës 100 për qind në improtet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
“Ne ritheksojmë përkrahjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë dhe besojmë se mospajtimet, përfshirë barrierat jotarifore, mund të zgjidhen në këtë kornizë”, është thënë në reagim.
Ky dhe reagime të ngjashme të faktorit ndërkombëtar vijnë pas mbajtjes së mocionit të mosbesimit, të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti.
LDK-ja pati përmendur si arsye për këtë veprim vendimin e Kurtit për shkarkim të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm dhe prishjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara për heqje të taksës.
Taksa 100 për qind ishte vendosur nga qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














