Kosova
Sot vendoset për njërën nga dy mundësitë, qeveri të re, ose zgjedhje
Presidenti Thaçi ka thënë se do të veprojë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të takohet me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.
Presidenti Thaçi ka thënë se pas këtyre takimeve do ta bëjë të ditur qëndrimin e tij, nëse do të ketë qeveri të re apo zgjedhje të reja.
Ai ka pohuar se cilido të që jetë qëndrimi i tij ai do të veprojë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
“Janë dy mundësi, një që të shkohet në zgjedhje dhe tjetra është mundësia që unë e kam për obligim si president i vendit që të shmangen zgjedhjet në këto rrethana pandemie për krijimin e qeverisë së re. Mundësinë e parë e ka partia e parë e pastaj të shohim. Pas mocionit më 25 mars vendi është në një gjendje të re politike dhe natyrisht në kuptimin procedural kushtetues të ri sa i përket themelimit të institucioneve. Ne kemi një qeveri të shkarkuar, në ikje apo largim. Për hapat vijues si presidenti i vendit do ta respektoj në tërësi Kushtetutën. Takimi i parë me Kurtin është i karakterit procedural dhe juridik i presidentit me kryetarin e partisë së parë që të dëgjoj opinionin e tij se a mund të krijojë ajo parti shumicën apo jo. Ky takim ka pasë karakter procedural dhe juridik., Nuk jam nga ata që bisedat që zhvillohen brenda ti prezantoj në studio televizive. Unë jam i obliguar të respektoj vullnetin e të gjithë njerëzve të Kosovës, dhe jo vetëm të një partie. U mbetet atyre që e kanë shumicën ta dëshmojnë këtë, por nëse nuk ndodhë kjo do të lëvizim në përputhje me praktikat”, është shprehur Thaçi.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










