Kosova
Shtetet e fuqishme kërkojnë të shtyhet votimi për rrëzimin e Qeverisë
Gjermania dhe Franca kanë kërkuar në mbrëmjen e së martës që të shtyhet votimi i nesërm në Kuvendin e Kosovës për rrëzimin e qeverisë.
Ministria e Jashtme gjermane dhe Ministria e Jashtme franceze kanë bërë thirrje, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të paktën të shtyhet.
“Franca dhe Gjermania janë të shqetësuara për situatën politike në Kosovë, në një kohë kur uniteti politik është i nevojshëm për të përballuar krizën me COVID-19”, thuhet në deklaratë.
“Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionale për t’u marrë me krizën. Prandaj, ne bëjmë thirrje që votimi i mosbesimit ndaj Qeverisë të rishqyrtohet apo të shtyhet”, thekson deklarata.
“Ne kujtojmë mbështetjen tonë për prioritetet e Qeverisë kosovare, si luftimi i korrupsionit dhe mbështetja e zhvillimit socio-ekonomik. Ne qëndrojmë të gatshëm për të rritur mbështetjen tonë konkrete për Kosovën në këto fusha”, thuhet më tej në deklaratën e dy ministrive.
“Sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne presim që të dyja palët t’i ndërmarrin masat e nevojshme për t’i hequr pengesat ndaj vazhdimit të dialogut”, vijon deklarata.
Gjermania dhe Franca kanë përshëndetur vendimin e Kurtit për heqjen e tarifës ndaj Serbisë.
“Ne e mirëpresim synimin e kryeministrit Kurti për të rifilluar dialogun me Serbinë, dhe për t’i përfshirë të gjithë aktorët, në mënyrë që Kosova të flasë me një zë. Vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës më 20 mars, për të hequr tarifën prej 100 për qind ndaj lëndës së parë, është një hap i parë i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Ne presim që tarifat do të hiqen plotësisht nga 1 prilli, dhe presim që edhe Serbia të veprojë”, thuhet në deklaratë.
“Kur kushtet të plotësohen për vazhdimin e dialogut, dhe kur të kapërcehet kriza me COVID-19, presidenti Macron dhe kancelarja Merkel planifikojnë të organizojnë një samit në Paris, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e të dy palëve dhe Përfaqësuesi i Lartë, Borrell”, thekson deklarata.
“Mosmarrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është çështje evropiane e sigurisë, prandaj Bashkimi Evropian do të vazhdojë të udhëheqë përpjekjet lehtësuese, sapo të dyja palët të pajtohen për rifillimin e bisedimeve mes tyre. Do të ndiqet edhe koordinimi me partnerët tanë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara”, vlerësojnë Gjermania dhe Franca, shkruan GE, percjell albinfo.ch
“Objektivi i dialogut duhet të mbetet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëpërmjet një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht obliguese. Arritja e këtij objektivi është kusht për të dyja palët për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, përfundon deklarata.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











