Lajme
Themelohet nisma trepalëshe Kosovë-Shqipëri-Kroaci
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë themeluar nismën trepalëshe mes shteteve, ky synohet mbajtja e mbledhjeve të rregullta në nivel të ministrave të jashtëm.
Kjo për të bërë krijimin e platformave të përbashkëta politike dhe për të zhvilluar projekte konkrete sipas interesave të përbashkëta, raporton Gazeta Express.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook.
“Pas bisedave me ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, së bashku me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Goran Grlić-Radman, kemi vendosur përfundimisht themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Cakaj ka bërë të ditur se takimi i parë do të mbahet në Shqipëri brenda këtij viti dhe pastaj takimet e tjera do të mbahen çdo vit nëpër qytete të ndryshme të vendeve tona.
“Kjo nismë do t’i shërbejë thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona, por edhe zbatimit të objektivave të përbashkëta strategjike, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme”, ka shtuar ai, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












