Lajme

Sierra Leone, sipas Daçiqit, tërheq njohjen e Kosovës

Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Këtë e ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për agjencinë e lajmeve Tanjug, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në këtë shtet.

Sierra Leone, shtet i Afrikës Perëndimore, konsiderohet si vendi i 18-të që e tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, përcjell Albinfo.ch.