Kosova
Kosovë: 103 qytetarë kanë humbur jetën, mbi 14 mijë aksidente komunikacioni
Për njëmbëdhjetë muaj (janar-nëntor 2019), në Kosovë kanë humbur jetën 103 persona në aksidente të ndryshme trafiku. Gjatë këtij viti kanë ndodhur gjithsej 14.552 aksidente trafiku.
Megjithëse shifër e lartë e personave që kanë vdekur në komunikacion, përmes statistikave të Policisë së Kosovës dhënë Gazetës Sinjali, vërehet se numri i të vdekurve në aksidente ka pësuar rënie.
Nëse i krahasojmë statistikat e aksidenteve fatale këtë vit me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kalaur, numri i qytetarëve që kanë humbur jetën në komunikacion ka rënë për 7.
“Në periudhën kohore janar-nëntor 2018, nga 85 aksidente fatale jetën e kanë humbur 110 persona, ndërsa në periudhën kohore janar- nëntor 2019, nga 90 aksidente me fatalitet jetën e kanë humbur 103 persona”, thuhet në një përgjigje elektronike të policisë për Gazetën Sinjali, përcjell albinfo.ch.
Për njëmbëdhjetë muaj në Kosovë kanë ndodhur 5.559 aksidente me persona të lënduar, në këto aksidente lëndime të ndryshme trupore kanë pësuar gjithsej 10.712 persona. Numri i personave të lënduar është më i vogël sesa në 11-mujorin e vitit 2018, vitin e kaluar ishin lënduar 11.336 persona.
Ndërsa, 8.903 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Policia thekson se gjatë këtij viti në vendin tonë kanë ndodhur në total 14.552 aksidente.
Ndërsa, për shkelësit e rregullave të komunikacionit janë shqiptuar 411.127 tiketa trafiku, thuhet më tej në statistikat e PK-së.
Policia e Kosovës vazhdimisht bën apel për kujdes në komunikacion si dhe ka njoftuar qytetarët që nga data 15 nëntor t’i kenë pajisjet dimërore të automjeteve, në mënyrë që secili automjet të jetë i gatshëm për sezonin dimëror.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














